{"id":100458,"date":"2026-09-22T16:48:14","date_gmt":"2026-09-22T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/vlora-hyseni-mes-bakuse-dhe-arrestit\/"},"modified":"2026-09-22T16:48:14","modified_gmt":"2026-09-22T16:48:14","slug":"vlora-hyseni-mes-bakuse-dhe-arrestit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/vlora-hyseni-mes-bakuse-dhe-arrestit\/","title":{"rendered":"Vlora Hyseni, mes Bakus\u00eb dhe arrestit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu <\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7astin kur p\u00ebrfaq\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrball\u00eb drejtuesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve partnere, n\u00eb Tiran\u00eb pezullohej nga detyra. Masa nuk provon faj\u00ebsin\u00eb e saj, por zbulon nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb besimi brenda shtetit.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb Tiran\u00eb u dha masa e arrestit sht\u00ebpiak dhe e pezullimit nga detyra p\u00ebr drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni ndodhej n\u00eb Baku.<\/p>\n<p>Ajo nuk ishte duke u fshehur dhe as duke ikur nga drejt\u00ebsia. Ishte n\u00eb nj\u00eb takim zyrtar me drejtues t\u00eb agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs nga dhjet\u00ebra vende. P\u00ebrfaq\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ato mjedise ku \u00e7do fjali matet, \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie mb\u00ebshtetet te besimi dhe \u00e7do informacion ka pesh\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb vendin q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebsonte, nj\u00eb gjykat\u00eb vendoste ta largonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga drejtimi i institucionit dhe t\u2019i kufizonte lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pamje \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb edhe p\u00ebrpara se t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse akuzat jan\u00eb t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historia e nj\u00eb zyrtareje t\u00eb dyshuar. \u00cbsht\u00eb historia e nj\u00eb shteti q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb e d\u00ebrgon drejtuesen e sh\u00ebrbimit t\u00eb vet sekret t\u00eb takohet me partner\u00ebt dhe e pezullon si person t\u00eb dyshuar se mund t\u00eb ket\u00eb cenuar sekretin q\u00eb ishte ngarkuar t\u00eb mbronte.<\/p>\n<p>Masa e siguris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim. Arresti sht\u00ebpiak nuk e b\u00ebn Vlora Hysenin fajtore. P\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb vendosin provat, gjykimi dhe nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, as prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb nuk mund ta zvog\u00ebloj\u00eb pesh\u00ebn institucionale t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike, dyshimi lidhet me ndihm\u00ebn q\u00eb mund t\u2019i jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ergys Agasit dhe me nxjerrjen ose fshehjen e informacioneve t\u00eb klasifikuara p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb, sipas hetimit, ishte ndjekur p\u00ebr muaj me urdh\u00ebr t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse drejtuesja e SHISH-it ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb operacion dhe ka nd\u00ebrhyr\u00eb jasht\u00eb funksionit t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb cenim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>N\u00ebse, p\u00ebrkundrazi, veprimet e saj kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb operacioni t\u00eb autorizuar t\u00eb inteligjenc\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shteti duhet ta thot\u00eb, ta dokumentoj\u00eb dhe ta mbroj\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim sipas ligjit.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb tret\u00eb ku informacioni sekret p\u00ebrdoret privatisht, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia fshihet pas natyr\u00ebs s\u00eb mbyllur t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu krahasimi me shtetet e per\u00ebndimit ndihmon, por duhet b\u00ebr\u00eb me sakt\u00ebsi. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri prokurori nuk e vendos vet\u00eb arrestin sht\u00ebpiak. Prokuroria k\u00ebrkon mas\u00ebn dhe gjykata e miraton ose e refuzon. Pra, masa ndaj Hysenit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb gjyqtar dhe jo vet\u00ebm nga nj\u00eb prokuror.<\/p>\n<p>Dallimi q\u00ebndron te m\u00ebnyra se si shtetet e konsoliduara mbrojn\u00eb aktivitetin e ligjsh\u00ebm t\u00eb inteligjenc\u00ebs. N\u00eb Itali ekzistojn\u00eb rregulla t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr sekretin shtet\u00ebror dhe p\u00ebr garancit\u00eb funksionale. Veprime q\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb zakonshme mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin shkelje ligjore nuk d\u00ebnohen kur jan\u00eb autorizuar paraprakisht dhe jan\u00eb kryer p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo mbrojtje nuk \u00ebsht\u00eb imunitet personal. Ajo nuk mbulon korrupsionin, ndihm\u00ebn private ndaj nj\u00eb personi t\u00eb inkriminuar, spiunazhin apo tradhtin\u00eb ndaj shtetit. Mbron vet\u00ebm operacionin e ligjsh\u00ebm dhe zyrtar.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja vendimtare p\u00ebr Vlora Hysenin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. A veproi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit apo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje private?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ndaj k\u00ebsaj pyetjeje p\u00ebrcakton gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Vlora Hysenin nuk e kam takuar kurr. Por nga pamja dhe nga ata q\u00eb e njohin dhe nga ajo q\u00eb kam par\u00eb, ajo ka nj\u00eb paraqitje t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbajtur. Fytyra e saj nuk i tradhton leht\u00eb emocionet, nd\u00ebrsa v\u00ebshtrimi \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por i mbyllur. N\u00eb daljet e rralla publike duket e disiplinuar, pothuajse e ftoht\u00eb, si nj\u00eb njeri i st\u00ebrvitur t\u00eb shoh\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb tregoj\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pamja e saj e ka at\u00eb tipar q\u00eb k\u00ebrkon sh\u00ebrbimi sekret. Prani pa zhurm\u00eb dhe autoritet pa demonstrim.<\/p>\n<p>Karriera e saj nuk filloi n\u00eb zyrat e larta t\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo u nd\u00ebrtua n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb terren shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Puna e par\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme lidhet me veriun e Kosov\u00ebs, ku siguria nuk ishte nocion teorik. Atje kufiri nd\u00ebrmjet informacionit, politik\u00ebs, krimit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja ishte vazhdimisht i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebrbimet informative ekzistojn\u00eb dy lloje karrierash q\u00eb shpesh takohen vet\u00ebm n\u00eb maj\u00eb. Jan\u00eb njer\u00ebzit e terrenit, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb burime dhe marrin rrezik drejtp\u00ebrdrejt. Pastaj jan\u00eb analist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt lidhin informacionet dhe prodhojn\u00eb vler\u00ebsimin q\u00eb shkon te drejtuesit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Vlora Hyseni u p\u00ebrpoq t\u2019i bashkonte t\u00eb dyja. Ajo njihte terrenin, por nd\u00ebrtoi edhe profilin e nj\u00eb koordinatoreje dhe analisteje.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve q\u00eb kan\u00eb qarkulluar p\u00ebr karrier\u00ebn e saj, ajo ishte nd\u00ebr zyrtaret e p\u00ebrfshira n\u00eb zbulimin e rrezikut nga nj\u00eb grup ekstremist q\u00eb kishte planifikuar nj\u00eb sulm ndaj ekipit komb\u00ebtar t\u00eb Izraelit n\u00eb vitin 2016. Operacioni u vler\u00ebsua publikisht nga kongresmeni Eliot Engel, megjith\u00ebse n\u00eb deklarat\u00ebn e tij ai fal\u00ebnderoi institucionet dhe jo zyrtar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte lloji i pun\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtoi reputacionin e Hysenit te sh\u00ebrbimet partnere.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb ajo u em\u00ebrua z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb. Pas largimit t\u00eb Kreshnik Gashit, e drejtoi p\u00ebrkoh\u00ebsisht institucionin. Megjithat\u00eb, ajo nuk ishte par\u00eb gjithmon\u00eb nga udh\u00ebheqja e Kosov\u00ebs si zgjedhja e natyrshme p\u00ebr drejtimin afatgjat\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Pas ardhjes s\u00eb Albin Kurtit n\u00eb pushtet, ajo u shkarkua nga pozita e z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00ebs. Vendimi k\u00ebrkonte edhe dor\u00ebzimin e materialeve dhe ruajtjen e informacionit t\u00eb klasifikuar.<\/p>\n<p>Pastaj filloi kapitulli shqiptar.<\/p>\n<p>Fillimisht Hyseni u em\u00ebrua k\u00ebshilltare p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. M\u00eb von\u00eb mori drejtimin e SHISH-it dhe u b\u00eb gruaja e par\u00eb n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimit shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb kam marr\u00eb, ajo kishte hezituar p\u00ebr muaj p\u00ebrpara se ta pranonte detyr\u00ebn. E njihte sigurin\u00eb rajonale dhe rreziqet q\u00eb vinin nga Serbia, Rusia dhe ekstremizmi, por nuk mendonte se kishte njohuri t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr struktur\u00ebn e grupeve kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky hezitim nuk ishte domosdoshm\u00ebrisht dob\u00ebsi. Mund t\u00eb ishte vet\u00ebdije profesionale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai tregon se Hyseni e dinte se po hynte n\u00eb nj\u00eb terren ku informacioni nuk ndahet qart\u00eb nd\u00ebrmjet politik\u00ebs, biznesit, krimit dhe shtetit.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i nj\u00eb personi nga jasht\u00eb struktur\u00ebs shqiptare nuk u prit leht\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb karrier\u00ebs, ardhja e saj u perceptua si mosbesim ndaj tyre. N\u00eb sh\u00ebrbimet sekrete, ku hierarkia dhe p\u00ebrkat\u00ebsia institucionale jan\u00eb pjes\u00eb e identitetit profesional, nj\u00eb drejtues i ardhur nga jasht\u00eb mund t\u00eb shihet si mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe jo si udh\u00ebheq\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e v\u00ebshtir\u00ebson pun\u00ebn e \u00e7do drejtuesi. Nuk e justifikon gabimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Kryeministri Edi Rama e paraqiti p\u00ebrgatitjen, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe respektin q\u00eb Hyseni g\u00ebzonte n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb inteligjenc\u00ebs si garanci p\u00ebr reformimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb SHISH-it.<br \/>\nAjo kishte marr\u00eb vet\u00ebmmp\u00ebr disa dit\u00eb letren e qart\u00eb t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb NATO-s. Si detyrim p\u00ebr \u00e7do figur\u00eb q\u00eb merr k\u00ebt\u00eb post n\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e intelegjenc\u00ebs t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Ne karrieren e vet, Hyseni ishte involvuar kryesisht ne rreziqet eksterne si Serbia, ISIS, Rusia, nd\u00ebrsa ishte e para grua ne ate rol ne Ballkan dhe nder te vetmet ne bote. Kuptojm\u00eb se ka gezuar respekt te madh te sherbimet e vendeve aleate dhe ka organizar shume procese koordinuese ne mbrojtje te interesave si te Shqiperise ashtu edhe te NATO-s, sidomos duke pasur parasysh se Shqiperia pritet te organizoi Samitin e madh te NATO-s vitin e ardhshem.<\/p>\n<p>Deklarata e sotme e Kryministrit nga Amerika ka nj\u00eb pesh\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryeministri nuk mund ta p\u00ebrdor\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta fshir\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb em\u00ebrimit. Pavar\u00ebsia e prokuroris\u00eb duhet respektuar plot\u00ebsisht. Po aq duhet pranuar se drejtuesja e SHISH-it \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga qeveria, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur politikisht prej saj dhe ka pasur qasje te informacionet m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Kur em\u00ebrimi paraqitet si sukses, merita k\u00ebrkohet nga qeveria. Kur drejtuesi bie n\u00ebn dyshim, qeveria nuk mund t\u00eb sillet sikur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale. P\u00ebrgjegj\u00ebsia institucionale dhe politike nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj \u00e7do q\u00ebndrim i Kryeministrit q\u00eb l\u00ebkundet nd\u00ebrmjet lavd\u00ebrimit t\u00eb djesh\u00ebm dhe distancimit t\u00eb sot\u00ebm do t\u00eb dukej i paq\u00ebndruesh\u00ebm. Ai nuk duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e Hysenit. Por duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb si \u00ebsht\u00eb administruar SHISH-i, kush ushtron drejtimin pas pezullimit dhe \u00e7far\u00eb masash jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vazhdim\u00ebsin\u00eb e institucionit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shpjegohet edhe n\u00ebse qeveria, gjykata dhe prokuroria e dinin se Hyseni ndodhej n\u00eb Baku kur u caktua masa. Duhet t\u00eb dihet n\u00ebse ajo vazhdon ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb takime zyrtare dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie mund t\u00eb kthehet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb holl\u00ebsi protokollare. Jan\u00eb pyetje p\u00ebr komand\u00ebn e nj\u00eb prej institucioneve m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Prokuroria duhet t\u00eb hetoj\u00eb \u00e7do dyshim, edhe kur ai prek njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Por as prokuror\u00ebt nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb republik\u00eb paralele ku \u00e7do mas\u00eb paraqitet si e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe ku siguria komb\u00ebtare trajtohet si \u00e7\u00ebshtje e zakonshme procedurale.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jet\u00eb akuza, aq m\u00eb i arsyetuar duhet t\u00eb jet\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sekret t\u00eb jet\u00eb institucioni, aq m\u00eb i fort\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb kontrolli ligjor.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb e lart\u00eb t\u00eb jet\u00eb detyra, aq m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr insinuat\u00eb, rrjedhje selektive dhe d\u00ebnim publik p\u00ebrpara gjykimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Vlora Hyseni ka ndihmuar privatisht nj\u00eb person t\u00eb ndjekur nga drejt\u00ebsia, at\u00ebher\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gabim t\u00eb vog\u00ebl. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me p\u00ebrmbysjen e funksionit t\u00eb saj. Njeriu q\u00eb duhej ta mbronte shtetin do ta kishte p\u00ebrdorur shtetin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb individ.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk e ka b\u00ebr\u00eb, at\u00ebher\u00eb shteti po e vendos n\u00eb rrezik reputacionin e drejtueses s\u00eb vet t\u00eb inteligjenc\u00ebs pa e shpjeguar mjaftuesh\u00ebm baz\u00ebn e dyshimit.<\/p>\n<p>Edhe pretendimi se mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb naive \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pranuar.<\/p>\n<p>Naiviteti mund t\u00eb shpjegoj\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb zakonsh\u00ebm. Nuk e shpjegon leht\u00eb sjelljen e nj\u00eb drejtueseje inteligjence q\u00eb ka kaluar vite duke analizuar manipulimin, rekrutimin dhe cenimin e institucioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb nivel, marr\u00ebdh\u00ebniet private nuk jan\u00eb m\u00eb krejt\u00ebsisht private. \u00c7do af\u00ebrsi vler\u00ebsohet edhe si rrezik sigurie. \u00c7do favor mund t\u00eb krijoj\u00eb var\u00ebsi. \u00c7do informacion q\u00eb del nga institucioni mund t\u00eb kthehet n\u00eb mbrojtje p\u00ebr krimin dhe n\u00eb dob\u00ebsi p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu portreti i Vlora Hysenit b\u00ebhet tragjik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb karrier\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi kontrollin e informacionit rrezikon t\u00eb rr\u00ebzohet nga dyshimi se informacioni nuk \u00ebsht\u00eb kontrolluar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua q\u00eb fitoi besimin e sh\u00ebrbimeve partnere rrezikon t\u00eb kujtohet p\u00ebr dyshimin se e ka dh\u00ebn\u00eb besimin n\u00eb vendin e gabuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejtuese q\u00eb erdhi nga jasht\u00eb p\u00ebr ta reformuar SHISH-in mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb duke zbuluar dob\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shtetit shqiptar, nd\u00ebrthurjen e pushtetit, marr\u00ebdh\u00ebnieve private dhe interesave kriminale.<\/p>\n<p>Ende nuk kemi nj\u00eb vendim p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e saj. Prandaj duhet t\u00eb ruajm\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet dyshimit dhe faktit.<\/p>\n<p>Por d\u00ebmi institucional ka filluar.<\/p>\n<p>N\u00eb Baku, Vlora Hyseni ishte ende fytyra e inteligjenc\u00ebs shqiptare. N\u00eb Tiran\u00eb, ajo ishte tashm\u00eb nj\u00eb drejtuese e pezulluar dhe subjekt i nj\u00eb mase sigurie.<\/p>\n<p>Mes k\u00ebtyre dy pamjeve gjendet sot shteti shqiptar.<\/p>\n<p>Shija e keqe q\u00eb mbetet nuk \u00ebsht\u00eb ende shija e faj\u00ebsis\u00eb s\u00eb provuar. \u00cbsht\u00eb shija e nj\u00eb besimi t\u00eb cenuar dhe e mund\u00ebsis\u00eb se dikush q\u00eb dinte shum\u00eb p\u00ebr rreziqet e shtetit nuk e kuptoi n\u00eb koh\u00eb rrezikun q\u00eb kishte pran\u00eb vetes.<\/p>\n<p>Ose, edhe m\u00eb keq, e kuptoi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu N\u00eb \u00e7astin kur p\u00ebrfaq\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrball\u00eb drejtuesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve partnere, n\u00eb Tiran\u00eb pezullohej nga detyra. Masa nuk provon faj\u00ebsin\u00eb e saj, por zbulon nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb besimi brenda shtetit. Kur n\u00eb Tiran\u00eb u dha masa e arrestit sht\u00ebpiak dhe e pezullimit nga detyra p\u00ebr drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100458","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100458\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}