{"id":100437,"date":"2026-09-22T13:48:22","date_gmt":"2026-09-22T13:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/masa-ndaj-shefes-se-shish-reagon-rama-lirimi-nga-detyra-i-drejtores-se-sherbimit-eshte-i-menjehershem\/"},"modified":"2026-09-22T13:48:22","modified_gmt":"2026-09-22T13:48:22","slug":"masa-ndaj-shefes-se-shish-reagon-rama-lirimi-nga-detyra-i-drejtores-se-sherbimit-eshte-i-menjehershem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/masa-ndaj-shefes-se-shish-reagon-rama-lirimi-nga-detyra-i-drejtores-se-sherbimit-eshte-i-menjehershem\/","title":{"rendered":"Masa ndaj shefes s\u00eb SHISH, reagon Rama: Lirimi nga detyra i drejtores s\u00eb sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dal\u00eb me nj\u00eb reagim n\u00eb \u201cX\u201d lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar dhe ekzekutuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00ebngjesin e sot\u00ebm, mes t\u00eb cilave edhe ndaj shefes s\u00eb SHISH Vlora Hyseni. Rama shkruan se \u00ebsht\u00eb informuar lidhur me rastin.<\/p>\n<p>Ai shtoi se lirimi nga detyra i drejtores s\u00eb sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm. Rama shtoi se sapo t\u00eb kthehet n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb konsultohet me presidentin Bajram Begaj dhe do t\u00eb zgjedhin drejtuesin e ri t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb orareve t\u00eb ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam p\u00ebr Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, mund t\u00eb duket i vonuar dhe ndjes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Jam informuar lidhur me mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak q\u00eb SPAK-u ka nxjerr\u00eb p\u00ebr drejtoren e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, e pres q\u00eb \u00e7do dyshim i organit t\u00eb akuz\u00ebs t\u00eb hetohet dhe zbardhet deri n\u00eb fund p\u00ebrmes procesit t\u00eb pavarur gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej respektit p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebr personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu p\u00ebrtej vler\u00ebsimeve t\u00eb vazhdueshme, q\u00eb ajo ka marr\u00eb nga agjencit\u00eb partnere si drejtuese e sh\u00ebrbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim q\u00eb kemi zgjedhur \u00ebsht\u00eb rruga e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar e gjykuar k\u00ebdoqoft\u00eb, pavar\u00ebsisht statusit social apo funksionit publik.<\/p>\n<p>Por po ashtu, \u00ebsht\u00eb e pashmangashme mesa duket, q\u00eb \u00e7do hetim apo mas\u00eb e marr\u00eb nga drejt\u00ebsia n\u00eb adres\u00eb t\u00eb personave publik\u00eb, t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb motivim p\u00ebr t\u00eb grir\u00eb mish njeriu n\u00eb mexhelisin politik e mediatik dhe p\u00ebr t\u00eb thirrur \u201clitarin\u201d si n\u00eb sheshet e ekzekutimit mesjetar, koh\u00eb p\u00ebrpara sesa gjykata t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, kurr\u00ebsesi nuk mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb veprimet e pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe afirmimi i vijuesh\u00ebm i barazis\u00eb para ligjit, t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht akt-akuza kund\u00ebr pik\u00ebrisht nj\u00eb shumice qeveris\u00ebse e cila me kurajo e me vendosm\u00ebri, ia ka \u00e7elur rrug\u00ebn drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur, n\u00eb nj\u00eb vend ku deri para shum\u00eb pak vitesh kjo pavar\u00ebsi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.<\/p>\n<p>As mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto zhvillime me drejt\u00ebsin\u00eb balt\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, e cila po b\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb bashkimit me Europ\u00ebn shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb as nuk mund t\u00eb imagjinohet akoma n\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit dhe q\u00eb koha do ta \u00e7moj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa kushdo.<\/p>\n<p>\u00c7dokush \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm deri n\u00eb gjykimin p\u00ebrfundimtar po askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin n\u00eb asnj\u00eb rast e p\u00ebr asnj\u00eb arsye, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb i jam falenderues Vlora Hysenit p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb si duhet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e sapohapur nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00ebndrimi im mbetet po ai i dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi:<\/p>\n<p>Pafaj\u00ebsia ose faj\u00ebsia e nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb vendosur n\u00ebn akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje individuale p\u00ebrball\u00eb prokuroris\u00eb e gjykat\u00ebs dhe kjo shumic\u00eb qeveris\u00ebse me mua n\u00eb krye, i mbetet besnike k\u00ebtij q\u00ebndrimi duke mos hyr\u00eb n\u00eb merit\u00ebn e asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke mos b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb e askujt q\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Lirimi nga detyra i drejtores s\u00eb sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm, e sapo t\u00eb kthehem n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb konsultim me Presidentin e Republik\u00ebs, do t\u00eb zgjedhim drejtuesin e ri t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka dal\u00eb me nj\u00eb reagim n\u00eb \u201cX\u201d lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar dhe ekzekutuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00ebngjesin e sot\u00ebm, mes t\u00eb cilave edhe ndaj shefes s\u00eb SHISH Vlora Hyseni. Rama shkruan se \u00ebsht\u00eb informuar lidhur me rastin. Ai shtoi se lirimi nga detyra i drejtores s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100437","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100437\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}