{"id":100391,"date":"2026-09-22T07:48:16","date_gmt":"2026-09-22T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/a-do-te-ndikojne-protestat-ne-vleresimin-e-bashkimit-europian-per-shqiperine\/"},"modified":"2026-09-22T07:48:16","modified_gmt":"2026-09-22T07:48:16","slug":"a-do-te-ndikojne-protestat-ne-vleresimin-e-bashkimit-europian-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/a-do-te-ndikojne-protestat-ne-vleresimin-e-bashkimit-europian-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb ndikojn\u00eb protestat n\u00eb vler\u00ebsimin e Bashkimit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb negociatave me Bashkimin Evropian. T\u00eb 33 kapitujt jan\u00eb hapur dhe n\u00eb korrik u mbyll\u00ebn p\u00ebrkoh\u00ebsisht tre t\u00eb par\u00ebt. Por pyetja q\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb interesante nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se cili kapitull i radh\u00ebs do t\u00eb mbyllet.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb se sa do t\u00eb ndikoj\u00eb klima politike dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vler\u00ebsimin q\u00eb Brukseli do t\u2019i b\u00ebj\u00eb vendit n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm?<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb merita. Kapitujt mbyllen kur plot\u00ebsohen kriteret dhe kur Shqip\u00ebria demonstron se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb acquis-in europian. Kjo u b\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e qart\u00eb n\u00eb maj, kur Shqip\u00ebria p\u00ebrmbushi benchmark-et e nd\u00ebrmjetme p\u00ebr grupkapitullin 1, i njohur si Themeloret dhe Bashkimi Europian p\u00ebrcaktoi kriteret p\u00ebr mbylljen e tij.<\/p>\n<p>Vet\u00eb K\u00ebshilli i BE-s\u00eb thekson se progresi n\u00eb \u201cThemeloret\u201d do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb ritmin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb negociatave. Por k\u00ebtu fillon pjesa m\u00eb interesante.<\/p>\n<p>Protestat nuk jan\u00eb nj\u00eb kapitull negociatash, por ajo q\u00eb ndodh gjat\u00eb protestave mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Brukseli nuk vler\u00ebson n\u00ebse nj\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb popullore apo n\u00ebse ka protesta kund\u00ebr saj. As protestat, n\u00eb vetvete, nuk jan\u00eb nj\u00eb kriter p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb kapitulli.<\/p>\n<p>BE-ja vler\u00ebson institucionet, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, funksionimin e demokracis\u00eb, t\u00eb drejtat themelore, transparenc\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si zbatohen ligjet. Prandaj, kur nj\u00eb vend kandidat p\u00ebrballet me nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb protestash, m\u00ebnyra se si institucionet reagojn\u00eb ndaj tyre mund t\u00eb b\u00ebhet relevante p\u00ebr vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, sepse vendi nuk ndodhet m\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb kapitujve. Ka kaluar n\u00eb faz\u00ebn ku duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb zbatimin e reformave, rezultate konkrete dhe nj\u00eb historik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb zbatimit t\u00eb tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht m\u00ebnyra se si Komisioni Europian e p\u00ebrshkroi faz\u00ebn e re pas p\u00ebrmbushjes s\u00eb kritereve t\u00eb nd\u00ebrmjetme p\u00ebr grupkapitullin I.<\/p>\n<p>K\u00ebtu hyn n\u00eb loj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element i debatit shqiptar; Kapitulli 27 \u2013 Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapitull teknik. N\u00eb realitet, ai prek disa prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb debatueshme n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, si\u00e7 jane zonat e mbrojtura, investimet strategjike, zhvillimi turistik, biodiversiteti dhe m\u00ebnyra se si shteti balancon zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e territorit.<\/p>\n<p>Komisioni Europian ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i qart\u00eb p\u00ebr disa prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. N\u00eb qershor, Komisioni tha se p\u00ebr mbylljen e Kapitullit 27 Shqip\u00ebria duhet t\u00eb harmonizohet plot\u00ebsisht me legjislacionin e BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Direktiv\u00ebn e Shpend\u00ebve dhe Direktiv\u00ebn e Habitateve, t\u00eb demonstroj\u00eb kapacitetin p\u00ebr menaxhimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb zonave Natura 2000 dhe t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb legjislacionin e vitit 2015 p\u00ebr investimet strategjike. Komisioni gjithashtu i k\u00ebrkoi Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shmang\u00eb veprime q\u00eb mund t\u00eb minojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre kritereve.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr mjedisin. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e kusht\u00ebzimit t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu protestat b\u00ebhen t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Brukselin, sepse disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb prezantuar njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb dokumentet e procesit t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ndikojn\u00eb protestat n\u00eb mbylljen e Kapitullit 27? P\u00ebrgjigjja nuk \u00ebsht\u00eb po ose jo.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ishte e sakt\u00eb t\u00eb thuhej se protestat do ta nxisin BE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb nj\u00eb kapitull. Nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb ishte po aq e gabuar t\u00eb konsiderohej se ajo q\u00eb ndodh n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse protestat nxjerrin n\u00eb pah probleme q\u00eb lidhen me zbatimin e legjislacionit europian, transparenc\u00ebn e vendimmarrjes, mbrojtjen e zonave natyrore apo kapacitetin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb zbatuar rregullat, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e informacionit mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtetet vler\u00ebsimi europian.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kapitullit 27, kjo lidhje \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb konkrete. Komisioni ka theksuar tashm\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike jan\u00eb pjes\u00eb e benchmark-eve p\u00ebr mbylljen e kapitullit. Pra, debati politik n\u00eb Shqip\u00ebri nuk zhvillohet n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndar\u00eb nga negociatat me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Brukseli po shikon jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb miratohet, por \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb praktik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb ndoshta ndryshimi m\u00eb i madh n\u00eb faz\u00ebn e sotme t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Kur Shqip\u00ebria po hapte kapitujt, fokusi ishte kryesisht tek harmonizimi i legjislacionit dhe p\u00ebrmbushja e kushteve p\u00ebr hapjen e tyre. Tani kur t\u00eb gjith\u00eb kapitujt jan\u00eb hapur dhe tre jan\u00eb mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht, barra e prov\u00ebs b\u00ebhet m\u00eb e madhe lidhur me funksionimin e rregullave n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, BE-ja dhe Shqip\u00ebria mbyll\u00ebn p\u00ebrkoh\u00ebsisht Kapitujt 25, 26 dhe 30. Kjo ishte nj\u00eb shenj\u00eb konkrete e progresit. Por vet\u00eb BE-ja theksoi se procesi nuk p\u00ebrfundon me mbylljen e nj\u00eb kapitulli dhe se marr\u00ebveshjet p\u00ebr kapitujt individual\u00eb nuk konsiderohen p\u00ebrfundimtare deri n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kapitujt.<\/p>\n<p>Prandaj, ajo q\u00eb ndodh gjat\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se vet\u00eb numri i kapitujve q\u00eb do t\u00eb vendosen n\u00eb axhend\u00ebn e nj\u00eb konference.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, debati nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Brukseli \u201c\u00ebsht\u00eb me protestuesit\u201d apo \u201cme qeverin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb institucionale:<\/p>\n<p>A do t\u00eb arrij\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019i bind\u00eb institucionet europiane se rregullat q\u00eb ka miratuar po zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, transparente dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb; dhe se institucionet e vendit jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb menaxhojn\u00eb konfliktet dhe reagimet shoq\u00ebrore q\u00eb lindin nga k\u00ebto vendime?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i faz\u00ebs s\u00eb re. Dhe Kapitulli 27 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull karakteristik. Mbrojtja e mjedisit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e debatit politik brenda vendit. Ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb benchmark-u konkret europian.<\/p>\n<p>Prandaj, muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesant\u00eb. Jo sepse protestat, n\u00eb vetvete, vendosin p\u00ebr negociatat, por sepse ato mund t\u00eb nxjerrin n\u00eb pah pik\u00ebrisht ato \u00e7\u00ebshtje q\u00eb Bashkimi Europian duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb: shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, institucionet, transparenc\u00ebn, zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e pasuris\u00eb publike dhe natyrore.<\/p>\n<p>Faza e ardhshme e negociatave nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb hap\u00eb kapituj t\u00eb tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb faz\u00eb q\u00eb do d\u00ebshmoj\u00eb se mund t\u2019i mbyll\u00eb, dhe, mbi t\u00eb gjitha, se mund t\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon rruga e saj drejt Bashkimit Europian.\/BIRN<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bashkimi-europian\/\">A do t\u00eb ndikojn\u00eb protestat n\u00eb vler\u00ebsimin e Bashkimit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb negociatave me Bashkimin Evropian. T\u00eb 33 kapitujt jan\u00eb hapur dhe n\u00eb korrik u mbyll\u00ebn p\u00ebrkoh\u00ebsisht tre t\u00eb par\u00ebt. Por pyetja q\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb interesante nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se cili kapitull i radh\u00ebs do t\u00eb mbyllet. Pyetja \u00ebsht\u00eb se sa do t\u00eb ndikoj\u00eb klima politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100391","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100391\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}