{"id":100348,"date":"2026-09-21T16:48:15","date_gmt":"2026-09-21T16:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/21\/zhupa-nga-takimi-shqiperi-be-narko-eurot-jane-futur-ne-investimet-strategjike-duke-betonizuar-vendin\/"},"modified":"2026-09-21T16:48:15","modified_gmt":"2026-09-21T16:48:15","slug":"zhupa-nga-takimi-shqiperi-be-narko-eurot-jane-futur-ne-investimet-strategjike-duke-betonizuar-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/21\/zhupa-nga-takimi-shqiperi-be-narko-eurot-jane-futur-ne-investimet-strategjike-duke-betonizuar-vendin\/","title":{"rendered":"Zhupa nga takimi Shqip\u00ebri-BE: Narko-eurot jan\u00eb futur n\u00eb investimet strategjike duke betonizuar vendin"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet se narko-eurot jan\u00eb futur n\u00eb investimet strategjike, sipas saj, duke betonizuar dhe shkat\u00ebrruar vendin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Stabilizim Asociimit Shqip\u00ebri-BE, Zhupa tha se turizmi i ekselenc\u00ebs, togfjal\u00ebshi q\u00eb dominoi si pretekst p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin 21\/2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura, q\u00eb ka kufi vet\u00ebm qiellin; mund t\u00eb nd\u00ebrtosh kudo me nj\u00eb leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama.<\/p>\n<p>\u201cKy ligj ka cenuar r\u00ebnd\u00eb parimet kushtetuese t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit dhe ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr zhvillime intensive nd\u00ebrtimore e turistike brenda zonave t\u00eb mbrojtura, duke dob\u00ebsuar mekanizmat e kontrollit dhe mbik\u00ebqyrjes mjedisore\u201d, tha Zhupa.<\/p>\n<p>Deputetja demokrate shtoi m\u00eb tej se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, edhe raporti i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian ka k\u00ebrkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Zonat e Mbrojtura\u201d. N\u00eb pik\u00ebn 46 t\u00eb raportit theksohet se k\u00ebto ndryshime \u201clejojn\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs turistike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb brenda zonave t\u00eb mbrojtura dhe transferojn\u00eb kompetenca ky\u00e7e t\u00eb qeverisjes dhe vendimmarrjes te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar k\u00ebshtu mbik\u00ebqyrjen mjedisore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTurizmi i ekselenc\u00ebs, togfjal\u00ebshi q\u00eb dominoi si pretekst p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin 21\/2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura, q\u00eb ka kufi vet\u00ebm qiellin; mund t\u00eb nd\u00ebrtosh kudo me nj\u00eb leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama. Ky ligj ka cenuar r\u00ebnd\u00eb parimet kushtetuese t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit dhe ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr zhvillime intensive nd\u00ebrtimore e turistike brenda zonave t\u00eb mbrojtura, duke dob\u00ebsuar mekanizmat e kontrollit dhe mbik\u00ebqyrjes mjedisore.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, edhe raporti i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian ka k\u00ebrkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Zonat e Mbrojtura\u201d. N\u00eb pik\u00ebn 46 t\u00eb raportit theksohet se k\u00ebto ndryshime \u201clejojn\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs turistike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb brenda zonave t\u00eb mbrojtura dhe transferojn\u00eb kompetenca ky\u00e7e t\u00eb qeverisjes dhe vendimmarrjes te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar k\u00ebshtu mbik\u00ebqyrjen mjedisore\u201d.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim i institucioneve europiane provon qartazi se ligji bie ndesh jo vet\u00ebm me interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore komb\u00ebtare, por edhe me standardet dhe detyrimet q\u00eb Shqip\u00ebria ka n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bashkimi Europian forcon politikat p\u00ebr mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm, qeveria shqiptare ka zgjedhur t\u00eb liberalizoj\u00eb nd\u00ebrtimet dhe t\u00eb favorizoj\u00eb interesa klienteliste n\u00eb d\u00ebm t\u00eb mjedisit.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 maj 2026, pas raportit t\u00eb Bashkimit Europian, kam depozituar nism\u00ebn p\u00ebr shfuqizimin e ligjit, si\u00e7 e k\u00ebrkon BE-ja, si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb protestuesit prej 111 dit\u00ebsh n\u00eb shesh, por mazhoranca ende s\u2019e ka futur n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>Pritet ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, ku edhe \u00ebsht\u00eb shprehur kryetari i grupit, zoti Balla, q\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr nism\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e ligjit, edhe pse e k\u00ebrkon Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Interesi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: jan\u00eb premtimet dhe projektet e dh\u00ebna nga kryeministri n\u00eb zonat e mbrojtura, si Zv\u00ebrneci, Karavastaja, Dajti, Butrinti etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i vetmi kryeminist\u00ebr n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr me planin e kok\u00ebs s\u00eb tij dhe klient\u00ebve t\u00eb zgjedhur nga ai se si do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb vend, ku dhjet\u00ebra jan\u00eb n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky libri k\u00ebtu, \u201cThe Albanian Files\u201d. Jan\u00eb 523 projekte t\u00eb afishuara nga studiot. Deri tani, 57 projekte jan\u00eb nd\u00ebrtuar, 53 po nd\u00ebrtohen, 47 presin lejen, nd\u00ebrsa fati i shum\u00eb t\u00eb tjerave nuk b\u00ebhet i ditur.<\/p>\n<p>Miliona metra katror\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00eb Tiran\u00eb dhe zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara t\u00eb bregdetit, nga veriu n\u00eb jug.<\/p>\n<p>N\u00eb 41% t\u00eb projekteve nuk p\u00ebrmendet fare porosit\u00ebsi, gjith\u00e7ka n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb ligjeve dhe standardeve t\u00eb transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies dhe konsultimit publik q\u00eb k\u00ebrkon Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Ligji i Investimeve Strategjike u paraqit si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb kapital, investitor\u00eb serioz\u00eb dhe zhvillim ekonomik. Por pas tij shfaqen miliona metra katror\u00eb tok\u00eb, dhjet\u00ebra mij\u00ebra metra katror\u00eb nd\u00ebrtime dhe projekte me vlera marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara p\u00ebr projektet strategjike, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rreth 5.8 milion\u00eb m\u00b2 tok\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb projekteve strategjike.<\/p>\n<p>Disa shembuj konkret\u00eb:<\/p>\n<p>Zv\u00ebrnec \u2013 Artur Shehu: sipas dosjeve t\u00eb raportuara nga Faktoje dhe Reuters, Artur Shehu \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr dyshime q\u00eb lidhen me trafik narkotik\u00ebsh, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh pron\u00ebsie; ai i mohon akuzat. N\u00eb zinxhirin e shoq\u00ebrive q\u00eb lidhet me zhvillimin n\u00eb Zv\u00ebrnec, \u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d raportohet se kishte kapital fillestar vet\u00ebm 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Drymades Beach Resort \u2013 Blue Bay: nj\u00eb investigim i INA-s raportoi se kompania kishte 100 lek\u00eb kapital n\u00eb para, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kapitalit e kishte deklaruar n\u00eb natyr\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e tok\u00ebs; projekti strategjik kishte vler\u00eb t\u00eb deklaruar 6.3 milion\u00eb euro dhe financimi i garantuar nga Fibank ishte 800 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Marina Hills \u2013 Finsec Development: kompania ishte themeluar me 1.2 milion\u00eb lek\u00eb kapital, nd\u00ebrsa projekti deklarohej 450 milion\u00eb euro; sipas investigimit, ishte paraqitur konfirmim p\u00ebr 160 milion\u00eb euro financim, duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u shpjeguar.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb futur para me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, at\u00ebher\u00eb nuk kemi m\u00eb p\u00ebrpara thjesht nj\u00eb problem me nj\u00eb ligj investimesh dhe betonizimin dhe vjedhjen e pron\u00ebs publike. Kemi nj\u00eb problem me vet\u00eb modelin ekonomik t\u00eb narko-shtetit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb narko-eurove.<\/p>\n<p>Bashkimi Europian nuk mb\u00ebshtet aferat korruptive dhe narko-eurot q\u00eb fshihen me pretendimin e zhvillimit t\u00eb turizmit, mjedisit dhe, medemek, procesin e integrimit.\u201d- tha Zhupa.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zhupa-nga-takimi-shqiperi-be\/\">Zhupa nga takimi Shqip\u00ebri-BE: Narko-eurot jan\u00eb futur n\u00eb investimet strategjike duke betonizuar vendin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet se narko-eurot jan\u00eb futur n\u00eb investimet strategjike, sipas saj, duke betonizuar dhe shkat\u00ebrruar vendin. Gjat\u00eb takimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Stabilizim Asociimit Shqip\u00ebri-BE, Zhupa tha se turizmi i ekselenc\u00ebs, togfjal\u00ebshi q\u00eb dominoi si pretekst p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin 21\/2024 p\u00ebr zonat e mbrojtura, q\u00eb ka kufi vet\u00ebm qiellin; mund t\u00eb nd\u00ebrtosh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100348","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100348"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100348\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}