{"id":100334,"date":"2026-09-21T14:48:29","date_gmt":"2026-09-21T14:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/21\/rama-i-ftoi-ne-takim-magjistratet-cojne-ne-kushtetuese-formulen-e-re-te-pagave\/"},"modified":"2026-09-21T14:48:29","modified_gmt":"2026-09-21T14:48:29","slug":"rama-i-ftoi-ne-takim-magjistratet-cojne-ne-kushtetuese-formulen-e-re-te-pagave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/21\/rama-i-ftoi-ne-takim-magjistratet-cojne-ne-kushtetuese-formulen-e-re-te-pagave\/","title":{"rendered":"Rama i ftoi n\u00eb takim\/ Magjistrat\u00ebt \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kushtetuese formul\u00ebn e re t\u00eb pagave"},"content":{"rendered":"<p>Shoqatat e Gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb Prokuror\u00ebve kan\u00eb depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shpalljen si antikushtetues t\u00eb ligjit t\u00eb ri p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve. Ato k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb efektet e ligjit t\u00eb pezullohen p\u00ebrpara p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pagave t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>Sipas tyre, hyrja e menj\u00ebhershme n\u00eb fuqi e ligjit dhe shtrirja e efekteve financiare q\u00eb nga 1 prilli 2023 i detyrojn\u00eb strukturat financiare t\u00eb gjykatave dhe prokurorive t\u00eb rillogarisin pagat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre vjet, duke krijuar pasoja q\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u riparuar.<\/p>\n<p>\u201cLigji nr. 95\/2026 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb, duke shmangur edhe periudh\u00ebn e zakonshme nd\u00ebrmjet botimit dhe fillimit t\u00eb efekteve t\u00eb tij. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, neni 3 i tij i shtrin efektet financiare q\u00eb nga data 01.04.2023 p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Bashkimi i hyrjes s\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb fuqi me veprimin prapaveprues e b\u00ebn rrezikun jo vet\u00ebm t\u00eb af\u00ebrt, por aktual. Strukturat financiare t\u00eb gjykatave dhe prokurorive detyrohen t\u00eb fillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb rillogaritjen e pagave p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi trevje\u00e7are, t\u00eb ndryshojn\u00eb list\u00ebpagesat dhe t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb shumat tashm\u00eb t\u00eb njohura ose t\u00eb paguara\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Magjistrat\u00ebt thon\u00eb se ligji i ri \u00ebsht\u00eb antikushtetues, pasi bie ndesh me vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga Kushtetuesja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitin 2025. Ata kund\u00ebrshtojn\u00eb formul\u00ebn e re, q\u00eb parashikon nj\u00eb rritje prej rreth 8500 lek\u00ebsh, 9-fish m\u00eb e vog\u00ebl se rritja q\u00eb magjistrat\u00ebt i miratuan vetes.<\/p>\n<p>Shoqatat argumentojn\u00eb se formula e re nuk e zgjidh problemin e konstatuar nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb 2025-\u00ebn, pasi paga e Presidentit nuk indeksohet periodikisht dhe shoq\u00ebrohet me p\u00ebrfitime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kreu i shtetit, magjistrat\u00ebt thon\u00eb se kan\u00eb kufizime p\u00ebr sigurimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tjera, ndaj, sipas tyr, paga duhet t\u00eb lidhet me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb funksionari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>\u201cGjykata arsyetoi se referenca duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb pag\u00ebn e nj\u00eb funksionari q\u00eb rritet dhe indeksohet periodikisht n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrmir\u00ebsimin e kostove t\u00eb jetes\u00ebs dhe jo n\u00eb nj\u00eb pag\u00eb q\u00eb ndryshon rrall\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb e strukturuar n\u00eb elemente p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse, si\u00e7 rezulton t\u00eb jet\u00eb paga e Presidentit. Ajo vler\u00ebsoi edhe se funksioni i Presidentit shoq\u00ebrohet me p\u00ebrfitime t\u00eb tjera p\u00ebr p\u00ebrballimin e kostove t\u00eb jetes\u00ebs, nd\u00ebrsa statusi i magjistratit shoq\u00ebrohet me kufizime t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr sigurimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb tjera, duke e b\u00ebr\u00eb pag\u00ebn, si rregull, burimin e vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij. Referimi n\u00eb paragrafin 109 te \u201cndryshimi q\u00eb p\u00ebsoi paga e Presidentit\u201d nuk mund t\u00eb lexohet i shk\u00ebputur nga paragrafi 108 dhe as si autorizim p\u00ebr rikthimin e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs referenc\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme; ai lidhet me mas\u00ebn e rritjes q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej si tregues krahasues p\u00ebr riparimin e uljes s\u00eb fsheht\u00eb. P\u00ebrndryshe, paragrafi 109 do t\u00eb mohonte arsyetimin kategorik t\u00eb paragrafit 108 dhe vendimi do t\u00eb interpretohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb brendshme kontradiktore\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pagat-e-magjistrateve\/\">Rama i ftoi n\u00eb takim\/ Magjistrat\u00ebt \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kushtetuese formul\u00ebn e re t\u00eb pagave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqatat e Gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb Prokuror\u00ebve kan\u00eb depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shpalljen si antikushtetues t\u00eb ligjit t\u00eb ri p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve. Ato k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb efektet e ligjit t\u00eb pezullohen p\u00ebrpara p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pagave t\u00eb tetorit. Sipas tyre, hyrja e menj\u00ebhershme n\u00eb fuqi e ligjit dhe shtrirja e efekteve financiare q\u00eb nga 1 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100334","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100334\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}