{"id":100257,"date":"2026-09-20T16:48:26","date_gmt":"2026-09-20T16:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/20\/padrejtesia-gjyqesore-ne-hage\/"},"modified":"2026-09-20T16:48:26","modified_gmt":"2026-09-20T16:48:26","slug":"padrejtesia-gjyqesore-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/20\/padrejtesia-gjyqesore-ne-hage\/","title":{"rendered":"PADREJT\u00cbSIA GJYQ\u00cbSORE N\u00cb HAG\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Kryegjyqtari n\u00eb rastin e krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Charles Smith, q\u00eb lexoi aktgjykimi d\u00ebnues skandaloz, askund t\u00eb bazuar, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb spekulime e p\u00ebrshtypje, nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb at\u00eb panel q\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb kontestuar. Nj\u00eb email konfirmon se ai, kur punonte n\u00eb EULEX, k\u00ebrkonte nga gjyqtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrdorte \u201carsye politike\u201d. Gjyqtari tjet\u00ebr, aspak miq\u00ebsor e kontrovers me mbrojtjen, Gu\u00e9na\u00ebl Mettraux, ka nj\u00eb histori t\u00eb fort\u00eb anshm\u00ebrie, interesash e shkeljesh. <\/p>\n<p>KEQP\u00cbRDORIMI I D\u00cbSHMITARIT: M\u00eb 26 qershor 2024, ish-ushtari i U\u00c7K-s\u00eb, Kurtesh Fondaj, kishte dit\u00ebn e fundit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb n\u00eb gjyqin kund\u00ebr krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Kur sapo nisi seanca, ai k\u00ebrkoi nj\u00eb avokat, pasi konsideroi se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, nga pyetjet e gjyqtarit Gu\u00e9na\u00ebl Mettraux, ai ndjhehej se ishte keqp\u00ebrdorur. \u201cUn\u00eb dje pasdite i kam par\u00eb inicizimet q\u00eb jan\u00eb prezantuar nga gjykata, i kam p\u00ebrcjell me v\u00ebmendje dhe sidomos marrjen n\u00eb pyetje nga gjyqtari, m\u00eb ka ba me mendu q\u00eb me k\u00ebrku nj\u00eb avokat, respektivisht mb\u00ebshtetje nga nj\u00eb avokat, se po mendoj se jam keqp\u00ebrdorur.\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb ai. \u201cPo k\u00ebrkoj\u00eb prej juve t\u00eb ma ofroni ndihm\u00ebn e nj\u00eb avokati.\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera d\u00ebshmitari Fondaj. Por, kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk iu mor parasysh nga Trupi Gjykues. Nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb ky gjyqtar tregonte nj\u00eb qasje armiq\u00ebsore ndaj mbrojtjes dhe sh\u00ebrbehej me pyetje si t\u00eb ishin t\u00eb prokuroris\u00eb, pyetje spekuluese e orientuese \u2013 \u00e7ka jan\u00eb t\u00eb ndaluara. <\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr pyetjet ndaj Fondajt kishte reaguar avokati i Jakup Krasniqit, Eiden Ellis. \u201cN\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb thosha se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Jakup Krasniqit, pra se zoti Jakup Krasniqi e ka informuar Policin\u00eb Ushtarake dhe zotin Dobruna lidhur me vendimin p\u00ebr t\u00eb arrestuar zotin Kuqi, ju keni ndonj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb kontestuar k\u00ebt\u00eb?\u201d, ishte pyetja e gjyqtarit. Menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb pyetje q\u00eb i takon prokuroris\u00eb e jo panelit q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb. \u201cE kund\u00ebrshtoj k\u00ebt\u00eb pyetje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb prokuroria, nuk mund ta b\u00ebj\u00eb trupi gjykues k\u00ebt\u00eb pyetje. Mbi \u00e7far\u00eb baze mund t\u00eb p\u00ebrgjigjet d\u00ebshmitari e t\u00eb thot\u00eb a e ka informuar Jakup Krasniqi Policin\u00eb Ushtarake.\u201d, ishte fjala e Ellis. Gjyqtari zviceran tha se po e formulonte ndryshe, por s\u00ebrish pyeti me pyetje t\u00eb llojit \u201cn\u00ebse\u201d. \u201cN\u00ebse Bislim Zyrapi at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thoshte q\u00eb vendimi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arrestuar zotin Kuqi u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb apo \u00ebsht\u00eb komunikuar nga zoti Jakup Krasniqi, ke ndonj\u00eb arsye p\u00ebr ta kontestuar?\u201d, pyeti ai. E s\u00ebrish reagoi Ellis duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje sugjestive dhe se nuk \u00ebsht\u00eb as ky d\u00ebshmitar q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb se Bislim Zyrapi e ka pohuar k\u00ebt\u00eb. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00ebr\u00ebsisht sugjestionuese. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje kjo p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nga paneli. N\u00ebse ka ndonj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb ka d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb le ta thot\u00eb ky d\u00ebshmitar, por jo nj\u00eb person i cili nuk ka dijeni n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb. Ky d\u00ebshmitar nuk ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb Bislim Zyrapi\u201d, tha Ellis. \u201cLE T\u00cb SPEKULOJM\u00cb PAK\u201d P\u00ebrvoj\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb gjyqtar kishte edhe Hajrush Kurtaj, q\u00eb ishte pjes\u00eb e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Ka\u00e7anik. N\u00eb fillim, gjyqtari zviceran e pyet zv\/komandantin e Brigad\u00ebs 162 se e kujt do t\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00ebse nj\u00eb ushtar do t\u00eb kishte kryer krime. \u201cLe t\u00eb imagjinojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur t\u00eb ken\u00eb kryer krime, p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kujt do t\u00eb kishte qen\u00eb brenda brigad\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte hapa kund\u00ebr personave brenda brigad\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00ebse do t\u00eb merrnin dijeni p\u00ebr k\u00ebto veprimet e tyre. Kush ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr marrjen e masave?\u201d, pyeti gjyqtari Metro. \u201cNuk ka b\u00ebr\u00eb askush krime t\u00eb luft\u00ebs, nuk muj me imagjinu se \u00e7ka do t\u00eb kishte ndodhur. Nuk ka pasur raste q\u00eb ushtar\u00ebt e Brigad\u00ebs 162 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime, por jan\u00eb forcat e okupatorit serb q\u00eb kan\u00eb kryer ndaj qytetar\u00ebve n\u00eb Ka\u00e7anik, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb krejt Kosov\u00ebn\u201d, u p\u00ebrgjigj ai. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment gjat\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Gu\u00e9na\u00ebl Mettraux e ballafaqon d\u00ebshmitarin Hajrush Kurtajn me nj\u00eb dokument t\u00eb Brigad\u00ebs 161. K\u00ebtu ai tenton n\u00eb situat\u00eb hipotetike ta orientoj\u00eb d\u00ebshmitarin n\u00ebse ka pasur raste t\u00eb ngjashme n\u00eb Brigad\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ai e ka udh\u00ebhequr. \u201cE pranoni, zot\u00ebri, se ajo q\u00eb shohim k\u00ebtu, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nga rastet e Brigad\u00ebs 161, masat disiplinore jan\u00eb marr\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb se e kan\u00eb l\u00ebshuar pozicionin dhe detyr\u00ebn pa leje, e pranoni k\u00ebt\u00eb?\u201d, pyeti Metro. \u201cE pranoj (por kjo \u00ebsht\u00eb) p\u00ebr nj\u00eb brigad\u00eb krejt tjet\u00ebr, dhe nj\u00eb dokument p\u00ebrpara vetes pa kurrfar\u00eb emri e mbiemri, vet\u00ebm shkruan komandanti i brigad\u00ebs, nuk ka kurrfar\u00eb emri. P\u00ebr mua nuk thot\u00eb asgj\u00eb ky vendim, edhe \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr mua\u201d, u p\u00ebrgjigj Kurtaj. K\u00ebtu gjyqtari Gu\u00e9na\u00ebl Mettraux vazhdon me pyetje orientuese, t\u00eb tipit \u201ct\u00eb supozojm\u00eb\u201d. \u201cT\u00eb supozojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo. Po na thoni q\u00eb Brigada 161 vepronte ndryshe nga Brigada 162 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb rastin e Brigad\u00ebs 161, ushtari po ta l\u00ebshonte pozicionin disiplinohej, kurse n\u00eb Brigad\u00ebn 162 jo. K\u00ebt\u00eb po d\u00ebshmoni?\u201d, pyeti Mettraux. \u201cVet\u00ebm p\u00ebr Brigad\u00ebn 162 muj me d\u00ebshmu q\u00eb asnj\u00eb ushtar\u00eb nuk i ka l\u00ebshuar radh\u00ebt e Brigad\u00ebs 162, Agim Bajrami, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb detyrat edhe i kan\u00eb kthyer. P\u00ebr brigada tjera nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e imja t\u00eb komentoj apo supozoj, se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb them mundem mos me qen\u00eb real\u201d, u p\u00ebrgjigj s\u00ebrish Kurtaj. N\u00eb pyetjen e radh\u00ebs, gjyqtari e pranon se po b\u00ebn pyetje spekuluese, por e vazhdon k\u00ebt\u00eb rutin\u00eb. \u201cT\u00eb iu pyes edhe nj\u00eb her\u00eb, mbase nj\u00eb pyetje spekuluese. Po t\u00eb kishte ndodhur kjo n\u00eb brigad\u00ebn tuaj, pra si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, ta kishte l\u00ebshuar, t\u00eb ishte larguar nga pozicioni ushtari, ju nuk do t\u00eb merrnit asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore?\u201d, tha gjyqtari zviceran. \u201cNuk ka pasur raste n\u00eb brigad\u00ebn time se gjat\u00eb komunikimit me ushtar\u00ebt e mi gjith\u00ebher\u00eb kam bashk\u00ebbiseduar dhe kam th\u00ebn\u00eb ata q\u00eb lodhen, ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb me vizitu familjet le t\u2019i drejtohen brigad\u00ebs. Andaj nuk kemi pasur asnj\u00eb rast t\u00eb ballafaqohemi me k\u00ebsi vendime\u201d, deklaroi d\u00ebshmitari Kurtaj. Por, gjyqtari s\u00ebrish nuk u zmbraps. Ai s\u00ebrish e ktheu n\u00eb pyetje hipotetike. \u201cM\u00eb duket se nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebt pyetjes. Ta z\u00ebm\u00eb se ekziston rasti kur nuk ka k\u00ebrkuar leje. N\u00ebse nj\u00eb prej ushtar\u00ebve t\u00eb brigad\u00ebs tuaj t\u00eb ishte largu nga pozicioni, pa lejen tuaj, ju po thoni q\u00eb nuk do t\u00eb kishte pasur asnj\u00eb pasoj\u00eb. Nuk do t\u00eb ishte marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb?\u201d, pyeti gjyqtari Metro. \u201cDerisa nuk kam pasur asnj\u00eb rast nuk muj me spekulu, me supozu. Se po e shoh tash q\u00eb edhe p\u00ebr ato gj\u00ebrat q\u00eb kam supozuar po duhet me dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk muj me supozu. N\u00eb brigad\u00ebn time nuk ka pasur k\u00ebsi raste\u201d, deklaroi Hajrush Kurtaj. <\/p>\n<p>D\u00ebnimi i U\u00c7K-s\u00eb dhe lobimi p\u00ebr votat  e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ICC.<\/p>\n<p>Po ky gjyqtar, duket se mendjen e ka pasur te karriera e vet. Teksa seancat po vazhdonin, n\u00eb shkurt 2026 p\u00ebrfunduan d\u00ebshmit\u00eb dhe ishte koha t\u00eb merrej vendimi, gjyqtari zviceran brengosej e angazhohej p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr. Sikur ta kishte t\u00eb paracaktuar vendimin d\u00ebnues p\u00ebr krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Ai ka kandiduar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Gjykat\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ICC). Mettraux po kandidon n\u00ebn ombrell\u00ebn e Zvicr\u00ebs dhe ka disa muaj q\u00eb po lobon p\u00ebr t\u00eb fituar votat e nevojshme. N\u00eb vend se t\u00eb fokusohej n\u00eb aktgjykim, ai sh\u00ebtitej bot\u00ebs p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, p\u00ebr votat e tij. Mbi 50 shtete q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ICC-s\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn. A \u00ebsht\u00eb i lidhur aktgjykimi skandaloz d\u00ebnues p\u00ebr krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb me fushat\u00ebn e tij p\u00ebr vota edhe nga shtete q\u00eb punojn\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs? Nj\u00eb ish-koleg i Mettraux, Nicolas Guillou, q\u00eb sh\u00ebrbeu si gjyqtar i procedur\u00ebs paraprake n\u00eb rastin kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ishte n\u00eb mesin e 11 gjyqtar\u00ebve t\u00eb ICC-s\u00eb t\u00eb sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Komiteti K\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs i Kandidimeve i Kuvendit t\u00eb Shteteve An\u00ebtare t\u00eb ICC mbajti nj\u00eb mbledhje me 13 korrik 2026 p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar p\u00ebrmbushjen e kushteve t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr gjyqtar\u00eb n\u00eb ICC, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe Mettraux. Komiteti e kishte shqyrtuar raportin preliminar t\u00eb IOM p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb morale t\u00eb kandidat\u00ebve, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet p\u00ebr \u201ckaraktetin moral\u201d t\u00eb kandidat\u00ebve sepse IOM (Mekanizmi i Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs) nuk e kishte dor\u00ebzuar ende raportin p\u00ebrfundimtar, prandaj edhe nuk mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebrfundimtar. <\/p>\n<p>N\u00eb Hag\u00eb qarkullojn\u00eb z\u00ebra se, ne lidhje me kandidatur\u00ebn e Gu\u00e9na\u00ebl Mettraux p\u00ebr gjyqtar n\u00eb ICC, jan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb num\u00ebr raportesh konfidenciale p\u00ebr ngacmime seksuale dhe falsifikim t\u00eb biografis\u00eb n\u00eb ICTY. Mbetet t\u00eb shihet se a jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta k\u00ebto akuza dhe, n\u00ebse po, si do t\u00eb ndikojn\u00eb ato n\u00eb kandidatur\u00ebn e tij. <\/p>\n<p>ICC kishte hapur kanalin raportues konfidencial p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb raporte konfidenciale nga publiku lidhur me karakterin moral t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr gjyqtar\u00eb. Raportet u pranuan deri m\u00eb 30 qershor 2026. Votimi p\u00ebr kandidaturat do t\u00eb zhvillohet gjat\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb ICC, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen n\u00eb New York, nga 7-17 dhjetor 2026.\/Lexo.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryegjyqtari n\u00eb rastin e krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Charles Smith, q\u00eb lexoi aktgjykimi d\u00ebnues skandaloz, askund t\u00eb bazuar, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb spekulime e p\u00ebrshtypje, nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb at\u00eb panel q\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb kontestuar. Nj\u00eb email konfirmon se ai, kur punonte n\u00eb EULEX, k\u00ebrkonte nga gjyqtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100257","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100257\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}