{"id":100227,"date":"2026-09-20T12:48:16","date_gmt":"2026-09-20T12:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/20\/rreth-ndryshimeve-te-kodit-te-procedures-penale\/"},"modified":"2026-09-20T12:48:16","modified_gmt":"2026-09-20T12:48:16","slug":"rreth-ndryshimeve-te-kodit-te-procedures-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/20\/rreth-ndryshimeve-te-kodit-te-procedures-penale\/","title":{"rendered":"Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ilir Beqaj\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\n9 sygjerime konkrete + 1 sygjerim te pergjithshem<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimet n\u00eb vijim u ula ti shkruaj duke marr\u00eb shkas nga informacioni publik se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb po punon p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale dhe bazohen kryesisht n\u00eb eksperienc\u00ebn personale t\u00eb tashm\u00eb tre vje\u00e7are me struktur\u00ebn speciale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale, qoft\u00eb organin e akuz\u00ebs, qoft\u00eb gjykat\u00ebn. Po p\u00ebrdor kete menyre komunikimi publik per tia p\u00ebrcjell\u00eb grupit te punes qe po punon p\u00ebr keto ndryshime.<\/p>\n<p>1. Taksativiteti i Procedures Penale<\/p>\n<p>Neni 2 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebrcakton se dispozitat e k\u00ebtij Kodi jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr gjith\u00eb organet shtet\u00ebrore. Si t\u00eb tilla, besoj jan\u00eb, n\u00eb radh\u00eb par\u00eb, prokuroria dhe gjykata. Por, po ndaj me ju se si e arsyeton dhe interpreton qoft\u00eb prokuroria e posa\u00e7me, qoft\u00eb gjykata e posa\u00e7me, k\u00ebt\u00eb aspekt t\u00eb shum\u00ebt\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb taksativitetit t\u00eb procedur\u00ebs penale shqiptare.<\/p>\n<p>Prokuror\u00eb arsyetojn\u00eb si vijon : \u201cpavaresisht se zgjatja e afatit eshte njoftuar apo jo ne momentin e zgjatjes, kjo e fundit ka marr\u00eb dijeni per ekzistenc\u00ebn e tij ne perfundim te hetimeve. Persa koh\u00eb ky akt nuk shte ankimuar \u2026\u201d.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb i pranuarshem ky arsyetim i prokuror\u00ebve se, meqen\u00ebse personat e akuzuar kan\u00eb disa t\u00eb drejta t\u00eb caktuara procedurale q\u00eb ia njeh dhe garanton Kodi i Procedur\u00ebs Penale, prokuror\u00ebt ta ken\u00eb fakultativ zbatimin e kodit t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00eb arsyetojne si vijon : \u201cPar\u00eb ky vendim, n\u00eb raport me p\u00ebrcaktimet aktuale k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebr t\u00eb rihapur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllur me vendim pushimi duhet q\u00eb t\u00eb revokohet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi gjykate, duke qen\u00eb k\u00ebshtu gjykata garante e t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces, si n\u00eb rastin kur vendoset pushimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ashtu edhe kur duhet ripahur e rihetuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila \u00ebsht\u00eb pushuar m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb rastin objekt gjykimi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, porse duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rast t\u00eb moszbatimit t\u00eb nj\u00eb procedure t\u00eb till\u00eb, ligji nuk parashikon ndonj\u00eb pasoj\u00eb ligjore. Duke qen\u00eb se ligji procedural penal shqiptar karakterizohet nga parimi i taksativitetit, n\u00eb kushtet q\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur e nuk sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb, kjo procedur\u00eb parashikohet si m\u00ebnyr\u00eb disiplinimi p\u00ebr organin e akuz\u00ebs q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb rihapjes s\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb disponuar me vendim pushimi m\u00eb her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb gjykata ajo q\u00eb duhet vendos\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb duket absurd, arsyetimi se meqen\u00ebse Kodi i Procedur\u00ebs Penale nuk parashikon sanksione ndaj prokuror\u00ebve p\u00ebr moszbatimin e neneve t\u00eb caktuara t\u00eb tij, kjo t\u2019i lejoje prokuror\u00ebt, apo le te themi t\u00eb pranohet nga gjykata q\u00eb prokuror\u00ebt mund t\u00eb mos e zbatojn\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsyetim i absurd, te cilit po p\u00ebrpiqem t\u2019i ballafaqohem me nj\u00eb propozim ndoshta perseri absurd. Populloheni Kodin e Procedur\u00ebs Penale me sanksione ndaj prokuror\u00ebve n\u00eb rast t\u00eb moszbatimit t\u00eb tij. Nuk ka shkelje t\u00eb leht\u00eb apo shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji i cili, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tij, thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb organet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>2. Garantimi e kontrollit periodik gjyq\u00ebsor t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues<\/p>\n<p>Neni 246, pika 6 i Kodit te Procedur\u00ebs Penale parashikon q\u00eb gjat\u00eb faz\u00ebs hetimeve, kur jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb masa shtr\u00ebnguese sigurie, \u00e7do dy muaj gjykata t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb sigurie. Gjykata vihet n\u00eb levizje me k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit. Prokuror\u00ebt r\u00ebndom nuk e zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, un\u00eb propozoj q\u00eb, nese prokurori nuk e p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb detyrim, kontrolli gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb aktivizohet automatikisht, pa u kusht\u00ebzuar nga iniciativa e tij. Gjykata duhet t\u00eb caktoj\u00eb kryesisht seanc\u00ebn p\u00ebr rivler\u00ebsimin e mas\u00ebs. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, personit n\u00ebn mas\u00eb sigurimi duhet t\u2019i njihet shprehimisht e drejta q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet mbrojt\u00ebsit, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zhvillimin e k\u00ebtij kontrolli.<\/p>\n<p>3. Aksesi n\u00eb mjete kompjuterike gjat\u00eb paraburgimit<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake, veprimet procedurale dhe materialet q\u00eb i vihen n\u00eb dispozicion personit n\u00ebn hetim dhe mbrojtjes mund t\u00eb jen\u00eb voluminoze dhe, gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh, t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb prova dhe t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb formate elektronike. Njohja efektive me k\u00ebto materiale dhe p\u00ebrgatitja e mbrojtjes k\u00ebrkojn\u00eb sot p\u00ebrdorimin e mjeteve kompjuterike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kur personi ndodhet n\u00eb arrest n\u00eb burg, mungesa e aksesit n\u00eb nj\u00eb kompjuter mund t\u00eb kufizoj\u00eb realisht ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mbrojtjes. Propozohet q\u00eb n\u00eb nenin 34\/a t\u00eb parashikohet shprehimisht e drejta e personit n\u00ebn hetim ose t\u00eb pandehurit n\u00eb arrest n\u00eb burg p\u00ebr akses t\u00eb rregullt dhe efektiv n\u00eb pajisje kompjuterike p\u00ebr njohjen me aktet e procedimit dhe p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes.<\/p>\n<p>4. Rishikimi i afatit 10-ditor sipas neni aktual 327, pika 4<\/p>\n<p>Neni 327\/4 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale parashikon afatin 10-ditor pas njoftimit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr paraqitjen e memories dhe dokumenteve. N\u00eb nj\u00eb dosje prej 250,000 faqesh, edhe duke llogaritur vet\u00ebm nj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr faqe dhe 10 or\u00eb pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb, brenda k\u00ebtij afati mund t\u00eb lexohen vet\u00ebm 6,000 faqe, ose 2.4% e dosjes. K\u00ebtu nuk p\u00ebrfshihen analiza e provave, materialet elektronike, konsultimi me mbrojt\u00ebsin dhe hartimi i memories p\u00ebrfundimtare. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet voluminoze ose komplekse, ky afat mund ta b\u00ebj\u00eb praktikisht t\u00eb pamundur ushtrimin efektiv t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mbrojtjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, neni 327\/4 duhet t\u00eb parashikoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e zgjatjes s\u00eb afatit, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mbrojtjes, n\u00eb raport me volumin dhe kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>5. Aksesi efektiv i mbrojtjes n\u00eb dosjen hetimore pas p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve<\/p>\n<p>Neni 327, pika 4 i Kodit te Procedures i jep t\u00eb akuzuarit vet\u00ebm 10 dit\u00eb nga njoftimi i p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr t\u00eb paraqitur memorie dhe dokumente, ndaj njohja e plot\u00eb me dosjen duhet t\u00eb jet\u00eb reale dhe e menj\u00ebhershme.<br \/>\nE drejta p\u00ebr marrjen e kopjen nuk duhet t\u00eb kushtezohet nga pagesa e kostove t\u00eb riprodhimit sipas nenit 105 te KPrP.<br \/>\nI akuzuari nuk mund t\u00eb trajtohet, p\u00ebr aktet mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet akuza ndaj tij, nj\u00ebsoj si nj\u00eb pal\u00eb e zakonshme e interesuar.<br \/>\nPraktikisht cdo dosje sot eshte digjitale. Nj\u00eb kopje e plot\u00eb duhet t\u2019i dor\u00ebzohet pa pages\u00eb mbrojtjes bashk\u00eb me njoftimin e p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve. Autenticiteti dhe integriteti i saj mund t\u00eb garantohen me vul\u00eb elektronike dhe timestamp elektronik.<br \/>\nVet\u00ebm k\u00ebshtu afati 10-ditor p\u00ebr memorien p\u00ebrfundimtare mund t\u00eb ushtrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p>6. Kontrolli i ligjshm\u00ebris\u00eb dhe neni 405\/7 i K.Pr.Penale<\/p>\n<p>Neni 405, pika 7 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale kusht\u00ebzon pranimin e gjykimit t\u00eb shkurtuar edhe me faktin q\u00eb i pandehuri t\u00eb mos ngrej\u00eb pretendime mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e akteve ose p\u00ebrdorshm\u00ebrin\u00eb e provave t\u00eb grumbulluara gjat\u00eb hetimit paraprak. Kjo e vendos t\u00eb pandehurin p\u00ebrpara zgjedhjes nd\u00ebrmjet kund\u00ebrshtimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb hetimit dhe p\u00ebrfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Kontrolli i ligjshm\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb funksion i pavarur i seanc\u00ebs paraprake dhe nuk duhet t\u00eb ket\u00eb si pasoj\u00eb humbjen e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar gjykim t\u00eb shkurtuar. Fillimisht gjyqtari duhet t\u00eb vendos\u00eb mbi pavlefshm\u00ebrin\u00eb e akteve dhe pap\u00ebrdorshm\u00ebrin\u00eb e provave dhe, pasi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuar dosja procedurale e ligjshme, i pandehuri t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkon gjykim t\u00eb shkurtuar.<\/p>\n<p>Teorikisht sipas k\u00ebtij neni, gjyqtari i seanc\u00ebs paraprake mund t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr gjykim edhe \u00e7\u00ebshtje penale ku akuza \u00ebsht\u00eb e bazuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb prova t\u00eb paligjshme dhe kjo sepse i pandehuri ka k\u00ebrkuar gjykim t\u00eb shkurtuar dhe vet\u00eb gjyqtari q\u00eb ka p\u00ebr kompetenc\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb kryesisht paligjshm\u00ebrin\u00eb nuk arrin q\u00eb p\u00ebr 30 dit\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale me qindra faqe. Por \u00e7\u2019kuptim ka q\u00eb ti themi proces i rregullt ligjor nj\u00eb procesi q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i gjithi i bazuar n\u00eb prova t\u00eb paligjshme. Prandaj duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb filt\u00ebr paraprak q\u00eb e heq n\u00eb \u00e7do rast paligjshm\u00ebrin\u00eb nga procesi penal. I akuzuari duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb e provave dhe gjykata t\u00eb shprehet n\u00eb lidhje me to. Vetem pas k\u00ebtij momenti procedural i akuzuari t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar, e cila mundet apo s\u2019mundet t\u00eb pranohet nga gjykata. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt gjyqtari i seanc\u00ebs paraprake, duke mos patur si ndihm\u00eb as pretendimet p\u00ebr paligjshm\u00ebri t\u00eb t\u00eb akuzuarit dhe mbrojtjes s\u00eb tij nuk mund ta ushtroj\u00eb si\u00e7 duhet kontrollin e tij mbi dosje voluminoze duke patur n\u00eb dispozicion vet\u00ebm 30 dit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye propozohet rishikimi i nenit 405, pika 7, duke ndar\u00eb kund\u00ebrshtimet mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb nga k\u00ebrkesat p\u00ebr marrjen e provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>7. Rishikimi i nenit 208\/a dhe krijimi i nj\u00eb regjimi t\u00eb plot\u00eb procedural p\u00ebr prov\u00ebn digjitale<\/p>\n<p>I kerkoj ndjese lexuesit qe ne kete pike do zgjatem me shume.<br \/>\nZhvillimi teknologjik ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht natyr\u00ebn e prov\u00ebs penale. Telefoni inteligjent, kompjuteri, serveri, hard disku, claud apo nj\u00eb llogari elektronike nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht \u201csende\u201d q\u00eb mund t\u00eb trajtohen sipas logjik\u00ebs tradicionale t\u00eb kontrollit dhe sekuestrimit. Ato mund t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb vetme, komunikimet, dokumentet, fotografit\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat financiare, vendndodhjet, kontaktet dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb jet\u00ebs private t\u00eb individit. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, rregullimi aktual i nenit 208\/a t\u00eb K.Pr.Penale, i miratuar n\u00eb vitin 2008, duhet t\u00eb rishikohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr nd\u00ebrhyrje legjislative mund t\u00eb ilustrohet edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb formulohen sot k\u00ebrkesat p\u00ebr kontroll dhe sekuestrim. Ka k\u00ebrkesa te Prokuroris\u00eb per sende objekt k\u00ebrkimi: \u201cPajisje elektronike; si kompjuter, laptop, hardisqe, usb-servera p\u00ebr pamje filmike, aparate telefoni pavar\u00ebsisht n\u00ebse iu p\u00ebrkasin personave q\u00eb kontrollohen, familjar\u00ebve apo personave t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej k\u00ebrkohej q\u00eb kontrolli personal t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr \u201csigurimin e aparateve t\u00eb telefonit\u201d dhe dokumenteve t\u00eb tjera. Gjykata e konsideroi objektin e kontrollit t\u00eb shtrir\u00eb mbi sende, dokumente ose t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb \u00e7do natyre apo formati q\u00eb lidheshin me objektin e hetimit.<\/p>\n<p>Ky shembull evidenton nj\u00eb problem normativ qe dispozitat ekzistuese mund t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb autorizimi p\u00ebr kontrollin e nj\u00eb vendi ose personi t\u00eb nd\u00ebrthuret me marrjen e pajisjeve q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb sasi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dh\u00ebnash, madje edhe t\u00eb pajisjeve t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb. Prandaj ligji duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb qart\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet gjetjes dhe sekuestrimit fizik t\u00eb pajisjes, ruajtjes forensike t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb saj dhe aksesimit, k\u00ebrkimit, p\u00ebrzgjedhjes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ajo p\u00ebrmban.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i ri. N\u00eb vendimin nj\u00ebsues nr. 147, dat\u00eb 23.12.2021, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Lapsi.al, Gjykata e Lart\u00eb interpretoi nenin 208\/a duke theksuar se nd\u00ebrhyrja mbi t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike k\u00ebrkon garanci t\u00eb shtuara. Ajo e lidhi sekuestrimin me domosdoshm\u00ebrin\u00eb, proporcionalitetin dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, si dhe me nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb merren vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat e nevojshme p\u00ebr v\u00ebrtetimin e faktit penal. Gjykata evidentoi pik\u00ebrisht rrezikun q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb individualizimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave elektronike, bashk\u00eb me t\u00eb dh\u00ebnat relevante t\u00eb ekspozohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me vepr\u00ebn penale dhe q\u00eb prekin t\u00eb drejta kushtetuese e konventore. 147_00_2021_1135_9533_bc67ba554f.doc<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, Gjykata Kushtetuese n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Elton Qyno, vendimi nr. 21, dat\u00eb 22.04.2025, e \u00e7oi analiz\u00ebn m\u00eb tej. Ajo konstatoi se rregullat procedurale p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike jan\u00eb futur n\u00eb KPP n\u00eb vitin 2008 dhe nuk jan\u00eb ndryshuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zhvillimi teknologjik ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Gjykata njohu rolin plot\u00ebsues q\u00eb ka luajtur vendimi nj\u00ebsues nr. 147\/2021, por n\u00eb \u00a762 iu drejtua drejtp\u00ebrdrejt ligjv\u00ebn\u00ebsit, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nevoj\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebsimit t\u00eb rregullave ligjore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u2019u p\u00ebrgjigjen zhvillimeve teknologjike, nevoj\u00ebs p\u00ebr hetime efektive dhe, \u201cmbi t\u00eb gjitha mbrojtjes efektive t\u00eb lirive themelore t\u00eb individit\u201d. Q\u00ebllimi, sipas Gjykat\u00ebs, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ckorniz\u00eb ligjore e qart\u00eb dhe e sakt\u00eb\u201d p\u00ebr administrimin dhe p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave elektronike. vend.2125-1.pdf<\/p>\n<p>Ky standard u zhvillua m\u00eb tej n\u00eb vendimin nr. 44, dat\u00eb 29.07.2025, \u00e7\u00ebshtja Onejda Ymeraj. Gjykata Kushtetuese iu rikthye shprehimisht vendimit Lapsi.al dhe rrezikut q\u00eb sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb ekspozoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me vepr\u00ebn penale. Ajo e lidh k\u00ebt\u00eb me mbrojtjen kushtetuese t\u00eb korrespondenc\u00ebs, jet\u00ebs private, liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe informimit. Kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u00ebshtja nuk p\u00ebrfundon me pyetjen n\u00ebse telefoni mund t\u00eb merret fizikisht; problemi kushtetues vazhdon me pyetjen \u00e7far\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkohet brenda tij, nga kush, me \u00e7far\u00eb autorizimi dhe deri n\u00eb \u00e7far\u00eb kufiri.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, n\u00eb vendimin nr. 78, dat\u00eb 29.06.2026, \u00e7\u00ebshtja Vladimir Vladimirov, Gjykata Kushtetuese e ka b\u00ebr\u00eb dallimin edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb: sekuestrimi fizik i telefonit dhe aksesimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij jan\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb lidhura, por juridikisht t\u00eb dallueshme. Ky dallim \u00ebsht\u00eb themelor p\u00ebr reformimin e nenit 208\/a. Marrja e telefonit p\u00ebr ta ruajtur si prov\u00eb nuk duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb automatikisht autorizimin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij. P\u00ebr k\u00ebrkimin, analiz\u00ebn, p\u00ebrzgjedhjen dhe marrjen e t\u00eb dh\u00ebnave, Gjykata evidenton nevoj\u00ebn p\u00ebr garanci m\u00eb t\u00eb forta, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebrcaktimin e objektit dhe modaliteteve t\u00eb nd\u00ebrhyrjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime t\u00eb jurisprudenc\u00ebs shqiptare duhen lexuar s\u00eb bashku me Konvent\u00ebn e Budapestit p\u00ebr Krimin Kibernetik. Neni 14 \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse p\u00ebrcakton se kompetencat procedurale t\u00eb Konvent\u00ebs nuk kufizohen vet\u00ebm te \u201ckrimet kibernetike\u201d; ato shtrihen edhe n\u00eb mbledhjen e provave n\u00eb form\u00eb elektronike p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, standardet e Konvent\u00ebs jan\u00eb relevante pik\u00ebrisht p\u00ebr situat\u00ebn moderne ku telefoni ose kompjuteri sekuestrohet n\u00eb hetimin e nj\u00eb vepre penale tradicionale.<\/p>\n<p>Por neni 14 duhet lexuar s\u00eb bashku sidomos me nenet 15 dhe 19. Neni 15 k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto kompetenca t\u00eb shoq\u00ebrohen me mbrojtje adekuate t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, proporcionalitet, kontroll gjyq\u00ebsor ose tjet\u00ebr t\u00eb pavarur, shkaqe q\u00eb justifikojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen dhe kufizime t\u00eb fush\u00ebs dhe koh\u00ebzgjatjes s\u00eb saj. Nd\u00ebrsa neni 19 rregullon posa\u00e7\u00ebrisht k\u00ebrkimin dhe sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb ruajtura. Raporti shpjegues i Konvent\u00ebs n\u00ebnvizon se k\u00ebrkimi duhet t\u00eb lidhet me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb arsye t\u00eb besohet se do t\u00eb sigurojn\u00eb prova p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale konkrete dhe dallon marrjen e mediumit fizik nga kopjimi i t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrmban ai.<\/p>\n<p>Nga leximi s\u00eb bashku i Konvent\u00ebs s\u00eb Budapestit \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht neneve 14, 15 dhe 19 \u2013 vendimit nj\u00ebsues nr. 147\/2021 Lapsi.al, vendimit nr. 21\/2025 Elton Qyno, vendimit nr. 44\/2025 Onejda Ymeraj dhe vendimit nr. 78\/2026 Vladimir Vladimirov, del se nd\u00ebrhyrja legjislative nuk duhet t\u00eb kufizohet n\u00eb nj\u00eb korrigjim t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nenit 208\/a. Duhet nd\u00ebrtuar nj\u00eb regjim procedural i plot\u00eb i prov\u00ebs digjitale.<\/p>\n<p>Ky regjim duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb: kushtet p\u00ebr marrjen fizike t\u00eb pajisjes; rastet kur lejohet vet\u00ebm kopja forensike dhe pajisja duhet t\u00eb kthehet; domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb autorizimi t\u00eb individualizuar p\u00ebr aksesimin e p\u00ebrmbajtjes; kategorit\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkohen; periudh\u00ebn kohore; personat ose subjektet me t\u00eb cil\u00ebt lidhet k\u00ebrkimi; procedur\u00ebn e filtrimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave jasht\u00eb objektit; mbrojtjen e komunikimeve t\u00eb privilegjuara dhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb; krijimin dhe ruajtjen e kopjes forensike; hash-in dhe chain of custody; dokumentimin e \u00e7do aksesi dhe p\u00ebrpunimi; t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr verifikim dhe ekspertim; si dhe kthimin ose asgj\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb nuk lidhen me objektin e hetimit.<\/p>\n<p>8. Zbatimi efektiv i nenit 344\/1 t\u00eb Kodit te Procedures Penale<\/p>\n<p>Neni 344, pika1 parashikon se i pandehuri merr pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb si person i lir\u00eb edhe kur \u00ebsht\u00eb i paraburgosur, duke lejuar kufizime vet\u00ebm kur ato jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr parandalimin e rrezikut t\u00eb ikjes ose t\u00eb dhun\u00ebs. N\u00eb praktik\u00eb, vendosja n\u00eb ambiente t\u00eb ve\u00e7uara sigurie nuk duhet t\u00eb jet\u00eb pasoj\u00eb automatike e paraburgimit sic ndodh sot apriori ne GJKKO, pasi kjo kufizon edhe komunikimin efektiv me mbrojt\u00ebsin. Jam kurioz te shoh vendimin e arsyetuar te dates 14.09.2026 p\u00ebr zotin Meta, pasi ne 08.06.2026 po GJKKO e Apelit ka arsyetuar me vendim se \u201c ne kete gjykate te gjithe te pandehurit me mase sigurie arrest me burg qendrojne ne dhome sigurie\u2019. P\u00ebr t\u00eb shmangur zbatimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rregullit p\u00ebrjashtimor, propozoj q\u00eb nenit 344, pika 1 t\u2019i shtohet: \u201cN\u00eb fillim t\u00eb gjykimit, gjykata p\u00ebrcakton me vendim t\u00eb arsyetuar individualisht vendin ku i pandehuri i paraburgosur do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>9. Rishikimi i normes per vendimet e paankimueshme<\/p>\n<p>Kodi i Procedur\u00ebs Penale duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb rishikimi t\u00ebr\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb identifikuar \u00e7do dispozit\u00eb q\u00eb parashikon vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb paankimueshme. E drejta e ankimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci themelore kushtetuese dhe konventore, nd\u00ebrsa kufizimet e saj duhet t\u00eb mbeten vet\u00ebm p\u00ebrjashtime t\u00eb justifikuara dhe proporcionale. Fakti q\u00eb Kodi miratohet me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar nuk e vendos at\u00eb mbi Kushtetut\u00ebn dhe KEDNJ-n\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb procesin penal duhet t\u00eb shmanget paankimueshm\u00ebria e vendimeve q\u00eb prekin lirin\u00eb, t\u00eb drejtat procedurale ose pozit\u00ebn juridike t\u00eb personit. Synimi duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb \u00e7do vendim me pasoja substanciale p\u00ebr personin t\u2019i n\u00ebnshtrohet kontrollit efektiv nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>10. Forcimi i garantizmit si parim udh\u00ebheq\u00ebs<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale nuk duhet t\u2019u lihen ekskluzivisht prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve. Pa paragjykuar rolin apo profesionalizmin e tyre, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb \u00e7do profesionist, kur propozon ndryshimin e rregullave t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vet, t\u00eb ket\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje edhe nevojat p\u00ebr funksionimin sa m\u00eb efektiv t\u00eb institucionit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. Por procedura penale nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm instrument p\u00ebr hetimin dhe gjykimin; ajo \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, sistemi i garancive q\u00eb mbron individin p\u00ebrball\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit penal t\u00eb shtetit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, drejtimi themelor i \u00e7do ndryshimi duhet t\u00eb jet\u00eb forcimi i garantizmit procedural. \u00c7do dispozit\u00eb e re duhet t\u00eb testohet s\u00eb pari kundrejt tri shtyllave: prezumimit efektiv t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, garantimit t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe garantimit t\u00eb nj\u00eb mbrojtjeje reale dhe efektive.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj\/ 9 sygjerime konkrete + 1 sygjerim te pergjithshem Sh\u00ebnimet n\u00eb vijim u ula ti shkruaj duke marr\u00eb shkas nga informacioni publik se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb po punon p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale dhe bazohen kryesisht n\u00eb eksperienc\u00ebn personale t\u00eb tashm\u00eb tre vje\u00e7are me struktur\u00ebn speciale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale, qoft\u00eb organin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100227","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100227\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}