{"id":100193,"date":"2026-09-20T08:48:18","date_gmt":"2026-09-20T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/20\/raporti-sekret-per-ramiz-aline-ne-vitin-1990-rite-fetare-e-kryqe-ne-himare-e-dhermi-turistet-dyshohen-si-agjente-greke\/"},"modified":"2026-09-20T08:48:18","modified_gmt":"2026-09-20T08:48:18","slug":"raporti-sekret-per-ramiz-aline-ne-vitin-1990-rite-fetare-e-kryqe-ne-himare-e-dhermi-turistet-dyshohen-si-agjente-greke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/20\/raporti-sekret-per-ramiz-aline-ne-vitin-1990-rite-fetare-e-kryqe-ne-himare-e-dhermi-turistet-dyshohen-si-agjente-greke\/","title":{"rendered":"Raporti sekret p\u00ebr Ramiz Alin\u00eb n\u00eb vitin 1990: Rite fetare e kryqe n\u00eb Himar\u00eb e Dh\u00ebrmi, turist\u00ebt dyshohen si agjent\u00eb grek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>Kur nuk kishte kaluar as nj\u00eb jav\u00eb nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mij\u00ebra shtetas shqiptar\u00eb kap\u00ebrcyen kangjellat e muret e ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Tiran\u00eb dhe u fut\u00ebn brenda ambienteve t\u00eb tyre me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u larguar nga Shqip\u00ebria, udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb me n\u00eb krye sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet n\u00eb datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i dit\u00ebs ishte paracaktuar n\u00eb tre pika kryesore, ku predominonte ajo p\u00ebr zhvillimin e arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri, pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb punimeve t\u00eb atij plenumi (sidomos te pika 4, \u201cT\u00eb ndryshme\u201d), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre dit\u00ebve, e njohur ndryshe si \u201c2 korriku i ambasadave\u201d. N\u00eb at\u00eb plenum ku merrnin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt dhe kandidat\u00ebt e Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, sekretar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb komiteteve t\u00eb partis\u00eb t\u00eb rretheve, ministra, kuadro kryesor\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb arsimit, kultur\u00ebs, shkenc\u00ebs, ekonomis\u00eb, drejtues t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb Bashkimit t\u00eb Rinis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga aparati i Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shp\u00ebtim \u00c7aushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, t\u00eb cil\u00ebt prej disa dit\u00ebsh ishin \u201cn\u00eb terren\u201d, duke \u201cmenaxhuar\u201d, ngjarjen e ambasadave.<\/p>\n<p>Pas hapjes s\u00eb mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit t\u00eb Arsimit, Sk\u00ebnder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin p\u00ebrkat\u00ebs, (\u201cP\u00ebr p\u00ebrsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm cil\u00ebsor t\u00eb shkoll\u00ebs\u201d), kryefjala e atij plenumi ishte \u201cngjarja e ambasadave\u201d, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (\u201croli i agjenturave t\u00eb huaja\u201d), e deri tek detyrat q\u00eb dilnin p\u00ebr menaxhimin e asaj situate n\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb nxehta korriku, ku mbi pes\u00eb mij\u00eb shtetas shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb rrethet e vendit, ndodheshin n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb disa prej ambasadave kryesore n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pritje t\u00eb largimit nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, gjat\u00eb gjith\u00eb asaj mbledhje, por kryesisht n\u00eb pik\u00ebn nr. 4 t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, (q\u00eb u diskutua n\u00eb seanc\u00ebn e fundit), u mor\u00ebn n\u00eb analiz\u00eb edhe disa prej ngjarjeve kryesore q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb rrethe t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit gjat\u00eb atij viti, si; protestat n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb muajin janar p\u00ebr heqjen e bustit t\u00eb Stalinit; ngjarjet n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs ku populli i atij qyteti u p\u00ebrlesh me forcat e policis\u00eb; arratisjet masive nga kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb me Jugosllavin\u00eb e Greqin\u00eb, grumbullimet masive n\u00eb vende t\u00eb shenjta fetare, si Kisha e Sh\u00ebn-Ndout n\u00eb La\u00e7 t\u00eb Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve t\u00eb kultit; apo probleme t\u00eb tjera q\u00eb shtroheshin p\u00ebr zgjidhje, si; bisedimet e faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me SHBA-\u00ebs, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jasht\u00ebm sovjetik n\u00eb Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosov\u00ebs; presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb me bot\u00ebn dhe aderimi i saj n\u00eb disa konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare; privilegjet e udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb e familjeve t\u00eb tyre q\u00eb jetonin kryesisht n\u00eb \u201cBllok\u201d; fjal\u00ebt q\u00eb qarkullonin n\u00eb popull p\u00ebr familjen e Enver Hoxh\u00ebs dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i t\u00eb burgosurve politik\u00eb; pisja me pasaporta e shtetasve q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb dilnin si vizitor\u00eb tek t\u00eb af\u00ebrmit e tyre jasht\u00eb vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe z\u00ebnia me pun\u00eb e shum\u00eb shtesave n\u00eb t\u00eb gjitha rrethet e vendit; dh\u00ebnia e tok\u00ebs dhe bag\u00ebtive fshatar\u00ebsis\u00eb kooperativiste; e deri t\u00eb furnizimi i popullsis\u00eb s\u00eb qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave t\u00eb ndryshme industriale.<\/p>\n<p>Si\u00e7 do t\u00eb shohim dhe nga dokument arkivore q\u00eb i p\u00ebrkasin plenumit t\u00eb 11-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, t\u00eb cilat theksojm\u00eb se publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 udh\u00ebheqjes dhe disa prej funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb asaj kohe, n\u00eb at\u00eb mbledhje kan\u00eb diskutuar apo jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe disa figura t\u00eb tjera t\u00eb larta q\u00eb vazhduan karrier\u00ebn e tyre politike edhe pas viteve \u201990-t\u00eb, si p.sh.; Sk\u00ebnder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Drit\u00ebro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb dosjen voluminoze t\u00eb k\u00ebtij plenumi, me mjaft interes jan\u00eb edhe ato dokumente q\u00eb i p\u00ebrkasin sekretar\u00ebve t\u00eb Komiteteve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb rretheve apo \u201cGrupit t\u00eb informacionit\u201d t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkuar n\u00eb t\u00eb gjitha rrethet e vendit dhe kan\u00eb evidentuar t\u00eb gjitha problematikat kryesore q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb mbledhjet e organizatave baz\u00eb t\u00eb partis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb diskutuar \u201cMbi letr\u00ebn e Komitetit Qendror\u201d, dokumente q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe dhe gjithashtu m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dosjes n\u00eb fjal\u00eb. Madje mund t\u00eb thuhet nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij Ramiz Alia, pasi ajo periudh\u00eb kohe me ngjarjet q\u00eb u zhvilluan, sh\u00ebnoi dhe prologun e r\u00ebnies s\u00eb atij regjimi.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu me mjaft interes jan\u00eb dhe dokumentet q\u00eb i p\u00ebrkasin seanc\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb asaj mbledhje me pik\u00ebn nr. 4 t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs \u201cT\u00eb ndryshme\u201d, e cila p\u00ebrb\u00ebn edhe pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb plenumit, ku u diskutua, madje me debate t\u00eb ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerr\u00ebn n\u00eb pension t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera t\u00eb larta q\u00eb mbanin prej vitesh t\u00eb disa \u201cudh\u00ebheq\u00ebsve\u201d t\u00eb tjer\u00eb, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka \u00c7uko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe em\u00ebrimin e \u201cshok\u00ebve t\u00eb rinj\u201d n\u00eb udh\u00ebheqjen e forumet e larta t\u00eb Partis\u00eb dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Ki\u00e7o Mustaqi, etj. Lidhur me k\u00ebto etj., na njohin dokumente n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb), t\u00eb cilat publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse nga Memorie.al.<\/p>\n<p>RAPORT-INFORMACIONI I SEKRETARIT T\u00cb PAR\u00cb T\u00cb KOMITETIT T\u00cb PARTIS\u00cb S\u00cb RRETHIT T\u00cb VLOR\u00cbS, HALIL HASKO, D\u00cbRGUAR SEKRETARIT T\u00cb KOMITETIT QENDROR T\u00cb PPSH-S\u00cb RAMIZ ALIA<\/p>\n<p>KONKLUZIONE E DETYRA Q\u00cb DALIN NGA DISKUTIMI I LETR\u00cbS S\u00cb KQ T\u00cb PARTIS\u00cb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha organizatat baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb dhe n\u00eb popull u diskutua p\u00ebr problemet e m\u00ebdha q\u00eb shtron letra e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb. Secili ka nxjerr\u00eb m\u00ebsimet e veta. Sot, n\u00eb Plenumin e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb rrethit do t\u00eb diskutojm\u00eb s\u00eb bashku mbi konkluzionet q\u00eb kemi arritur dhe detyrat q\u00eb na dalin p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Procesi i demokratizimit t\u00eb jet\u00ebs politike, ekonomike e shoq\u00ebrore t\u00eb vendit i shprehur n\u00eb vendimet e Plenumeve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Situata e re komplekse e brendshme dhe e jashtme, gjith\u00eb Partin\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb para detyrash e zgjedhjesh t\u00eb reja. Si t\u2019i kuptojm\u00eb e si t\u00eb vihemi n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre situatave q\u00eb iniciativ\u00ebn, n\u00eb \u00e7do moment ta kemi n\u00eb dor\u00eb ne komunist\u00ebt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pyetjet dhe detyrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ky \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i suksesit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb objekti i Plenumit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Problematika e gjer\u00eb e plenumeve t\u00eb KQ t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb rejat dhe zhvillimet q\u00eb ato sjellin, nuk ishin e nuk jan\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u kuptuar. Kuptimin e tyre e v\u00ebshtir\u00ebsoi edhe vazhdimi me metoda e vjetra n\u00eb pun\u00ebn e Partis\u00eb. L\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb situatave nuk i vum\u00eb p\u00ebrball\u00eb at\u00eb dinamiz\u00ebm e at\u00eb zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkohej. Situatat e reja nuk p\u00ebrballohen me frazeologji e me slogane, por me argumente bind\u00ebse, shpjegime t\u00eb koh\u00ebs. Mungesa e kuptimit, m\u00ebdyshjet e deri te l\u00ebkundjet se mos k\u00ebto ndryshime kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ndryshime n\u00eb vij\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb t\u00ebrheqje e nj\u00eb defensiv\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e Partis\u00eb.<\/p>\n<p>U gjall\u00ebruan element\u00ebt armiq, t\u00eb cil\u00ebt fillimisht nxor\u00ebn n\u00eb ball\u00eb kontingjente t\u00eb g\u00ebnjyerish e me nivel t\u00eb ul\u00ebt, sidomos nga radh\u00ebt e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb rinj. N\u00eb momentin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm ata dol\u00ebn dhe vet me parulla t\u00eb hapura armiq\u00ebsore, duke nxjerr\u00eb realitetin dhe p\u00ebrparimet tona, duke nxitur e ngjallur urrejtje p\u00ebr Partin\u00eb pushtetin popullor, p\u00ebr komunist\u00ebt, udh\u00ebheqjen e Partis\u00eb e idealet socialiste e pati prej tyre q\u00eb thoshin: \u201cErdhi koha jon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit t\u00eb Letr\u00ebs s\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, komunist\u00ebt pranuan se ne nuk ishim p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situata t\u00eb tilla. Toleranc\u00ebs q\u00eb soll\u00ebn ndryshimet demokratike e aq m\u00eb tep\u00ebr shtyrjes e in-disiplinimit q\u00eb domin t\u00eb shkaktonin armiqt\u00eb me synim marrjen e pushtetit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebm me pun\u00eb sulmuese e t\u00eb organizuar Partie. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtyre lindi \u00e7oroditja, tulatja e deri mosbesimi n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Kritika e asaj q\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00ebsimi kryesor q\u00eb nxjerrim p\u00ebr pun\u00ebn e Partis\u00eb. T\u00eb zot\u00ebrojm\u00eb vazhdimisht situatat e t\u00eb vihemi n\u00eb krye t\u00eb tyre, sado e \u201czbutur\u201d e ashp\u00ebr apo e mpreht\u00eb t\u00eb jet\u00eb lufta e klasave. T\u00eb mos l\u00ebshojm\u00eb pozicione. L\u00ebshimi, t\u00ebrheqja, indiferentizmi jan\u00eb avantazhe e pozita t\u00eb fituara nga armiku.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjes politike e ideologjike t\u00eb komunist\u00ebve e kuadrove n\u00eb k\u00ebto momente i sh\u00ebrbyen aktivet e Partis\u00eb q\u00eb zhvilluan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethin. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrgjigje mjaft pyetje e probleme q\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb popull, q\u00eb shoku Ramiz Alia i trajtoi n\u00eb takimin me sekretar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb komiteteve t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb rretheve n\u00eb muajin korrik. Letra e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsim i ri i problemeve e i shqet\u00ebsimeve para t\u00eb cilave ndodh\u00ebn Partia e populli n\u00eb momentet e sotme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qarkullonin lloj-lloj shpifjesh, parullash, thashethemesh denigruese e armiq\u00ebsore Letra konfirmoi edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr konsekuenc\u00ebn n\u00eb vij\u00ebn dhe rrug\u00ebn q\u00eb kemi zgjedhur vet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e socializmit. Krahas sqarimit t\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ideologjike, politike, ekonomike e t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme ajo ishte edhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr gatishm\u00ebri e vigjilenc\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e pushtetit popullor, Partis\u00eb, socializmit e Atdheut.<\/p>\n<p>Letra forcoi m\u00eb tej bindjet politike dhe besimin te komunist\u00ebt e masat p\u00ebr vij\u00ebn e Partis\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb e vendimeve t\u00eb Plenumeve t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb. Organizatat e Partis\u00eb kritikuan naivitetin, plog\u00ebshtin\u00eb, munges\u00ebn e orientimit e t\u00eb mpreht\u00ebsis\u00eb ideologjike, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e shpifjeve e thashethemeve. Gjat\u00eb diskutimit t\u00eb Letr\u00ebs doli se pyetjet dhe paqart\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme e t\u00eb shum\u00ebllojshme por kan\u00eb edhe an\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, dyshimet se mos kemi ndryshime n\u00eb vij\u00eb. Nj\u00ebri krah \u00ebsht\u00eb ai konservator, q\u00eb e atakon Partin\u00eb nga e majta.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ju dhimbset \u00e7\u00ebshtja, ju dhimbset Partia, por nuk jan\u00eb t\u00eb qart\u00eb e duhen sqaruar p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e synimet e ndryshimeve q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Krahu tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb krahu liberal q\u00eb e atakon Partin\u00eb nga e djathta. Ai p\u00ebrpiqet q\u00eb ne t\u00eb thyejm\u00eb qaf\u00ebn. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqenies e t\u00eb zhvillimit t\u00eb shpejt ai hedh tezat e privatizimit t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb kredis\u00eb skllav\u00ebruese pa kushte, t\u00eb pluralizmit t\u00eb Partis\u00eb etj.<\/p>\n<p>Ose n\u00eb mos dal hapur p\u00ebrmes presionit q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb kushteve t\u00eb jetes\u00ebs, jasht\u00eb mund\u00ebsive tona monetare e materiale do q\u00eb Partia t\u00eb thyhet e t\u00eb devijoj\u00eb nga rruga e sovranitetit e liris\u00eb dhe e pavar\u00ebsis\u00eb. Njohja e prirjeve dhe e tendencave t\u00eb tilla ndihmon n\u00eb p\u00ebrcaktimin e drejtimeve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb organizatave baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nj\u00eb pjes\u00eb e gj\u00ebrave i sqaroi Letra e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb tjera t\u2019i sqarojm\u00eb n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Letra e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb i sh\u00ebrben forcimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb unitetit moralo-politik t\u00eb popullit rreth Partis\u00eb. Entuziazmi dhe niveli me t\u00eb cilin u festua 70-vjetori i Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, 47-vjetori i Luft\u00ebs s\u00eb Drashovic\u00ebs dhe asaj t\u00eb \u00c7et\u00ebs s\u00eb Myzeqes\u00eb ishin manifestime dhe shprehje e gjall\u00eb e unitetit t\u00eb popullit me Partin\u00eb e pal\u00ebkund\u00ebsis\u00eb dhe e mb\u00ebshtetjes v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb populli i b\u00ebri Partis\u00eb p\u00ebr ta udh\u00ebhequr n\u00eb rrug\u00ebn e zgjedhur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e socializmit.<\/p>\n<p>Atmosfer\u00ebn revolucionare q\u00eb krijoi Letra e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb e ngriti m\u00eb tej ndjenjat atdhetare q\u00eb populli i rrethit ton\u00eb shprehu n\u00eb qindra letra e telegrame drejtuar KQ t\u00eb Partis\u00eb dhe shokut Ramiz Alia, p\u00ebr pretendimet territoriale greke ndaj vendit ton\u00eb, ku ai shprehu zem\u00ebrimin dhe indinjat\u00ebn e thell\u00eb ndaj k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve provokuese e shoviniste.<\/p>\n<p>Letra e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb i dha tone t\u00eb reja q\u00ebndrimit ndaj pun\u00ebs e pron\u00ebs shoq\u00ebrore. Kudo jan\u00eb pak\u00ebsuar mungesat pa arsye. N\u00eb uzin\u00ebn e Sod\u00eb-PVC ka nj\u00eb rritje t\u00eb prodhimit ditor, nga 80 n\u00eb 90 ton n\u00eb dit\u00eb. N\u00eb mjaft brigada traktoriste jan\u00eb marr\u00eb me realizimin e planit vjetor qysh m\u00eb 29 N\u00ebntor. N\u00eb fabrik\u00ebn e \u00e7imentos po p\u00ebrgatiten q\u00eb remontin e furr\u00ebs ta b\u00ebjn\u00eb dy her\u00eb m\u00eb shpejt se sa koha e planifikuar, e barabart\u00eb kjo me 4000-5000 ton \u00e7imento.<\/p>\n<p>N\u00eb fabrik\u00ebn e tullave u vendos t\u00eb vihet n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb studim i b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shtimin dyfish t\u00eb rendimentit. Brenda k\u00ebtij muaji do t\u00eb fillojn\u00eb nga puna 50 nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi t\u00eb artizanatit dhe 28 t\u00eb tregtis\u00eb me llogari m\u00eb vete, si dhe do t\u00eb hapen 10 nj\u00ebsi t\u00eb reja t\u00eb sh\u00ebrbimit artizanal.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha kooperativat bujq\u00ebsore jan\u00eb vendosur afate dhe po ndiqet zbatimi i masave suplementare p\u00ebr kompensimi e deficiteve t\u00eb krijuara nga that\u00ebsira, p\u00ebr arritjen e vler\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs etj. Ngritja e nd\u00ebrgjegjes politike t\u00eb komunist\u00ebve e masave p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u2019i quar pun\u00ebt m\u00eb p\u00ebrpara. Para detyrash t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndodhemi n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>T\u00eb forcojm\u00eb q\u00ebndrimin luftarak t\u00eb organizatave baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb komunist\u00ebve e kuadrove e punonj\u00ebsve, pun\u00ebn politike me njer\u00ebzit ta vem\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb nj\u00eb mendimi se ne nuk ishim p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situata t\u00eb tilla, si ato q\u00eb kaluam e po kalojm\u00eb. Lindi pyetja pse nuk ishim t\u00eb p\u00ebrgatitur? Procesin e demokratizimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb masave, si mbledhjet e hapura t\u00eb Partis\u00eb apo pluralizmi e mendimeve, disa komunist e interpretuan si likuidim apo shkrirje t\u00eb rolit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb, si fshirje kufijsh midis organizat\u00ebs e komunist\u00ebve dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr pa Parti.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb pati luhatje e l\u00ebshim t\u00eb pozitave t\u00eb Partis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pun\u00ebt e Partis\u00eb u shtuan, komunist\u00eb e kuadro t\u00eb paqart\u00eb e t\u00eb mjegulluar n\u00eb mendime u t\u00ebrhoq\u00ebn. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shtonin forcat e t\u00eb hidheshin n\u00eb sulm, nuk punuan as ashtu si\u00e7 kishim punuar m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb k\u00ebrkohej vigjilenc\u00eb, militantiz\u00ebm, shpjegime t\u00eb zgjuara e plot argumente, komunist e organizata Partie u hutuan, u krijua k\u00ebshtu nj\u00eb boshll\u00ebk i madh n\u00eb pun\u00ebn e Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Pluralizmi i mendimeve krijon terren ballafaqimi e v\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ndeshja e t\u00eb kund\u00ebrtave dhe fitorja e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e partishme e n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e popullit sot \u00e7an, me logjik\u00ebn e forc\u00ebn e argumentit. Komunist\u00ebt e kuadrot tan\u00eb as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur si duhet. Komunisti \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i masave. Por t\u00eb ruash pozit\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb shoq\u00ebri duhet t\u00eb bind\u00ebsh me shembull, por dhe t\u00eb rr\u00ebmbesh z\u00ebmrat e njer\u00ebzve, me forc\u00ebn bind\u00ebse t\u00eb teoris\u00eb e t\u00eb praktik\u00ebs revolucionare.<\/p>\n<p>\u201cMonopoli\u201d i ideve shum\u00eb gj\u00ebra i ka realizuar si me komand\u00eb e pa shum\u00eb mundime. P\u00ebr pasoj\u00eb disa komunist\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb plog\u00ebt e t\u00eb paaft\u00eb, ka prej tyre q\u00eb koha i ka l\u00ebn\u00eb mbrapa apo t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk u orientuan dot n\u00eb ndryshimet e vrullshme t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme. Ngjarjet e Lindjes disa i frik\u00ebsuan dhe humb\u00ebn besimin n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pra cili \u00ebsht\u00eb konkluzioni? P\u00ebr rrethanat politike t\u00eb jashtme m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb, armiku mori kurajo dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb agresiv, por shkalla e demonstrimit t\u00eb agresivitetit t\u00eb tij varet nga ne. Po t\u00eb jemi n\u00eb sulm e n\u00eb vigjilenc\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb armiku do ruaj l\u00ebkur\u00ebn, do struket e do tulatet, se pushtetin e kemi n\u00eb dor\u00eb ne, populli, komunist\u00ebt. Si e n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb vihemi n\u00eb pozitat aktive e t\u00eb sulmit, \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb pari: ne komunist\u00ebt e kuadrot aty ku punojm\u00eb e aty ku jetojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jet\u00ebn e militantit. P\u00ebr militantin nuk ka qet\u00ebsi, p\u00ebr at\u00eb indiferentizmi \u00ebsht\u00eb i huaj, pulsi i rreh gjithmon\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Partis\u00eb e t\u00eb popullit. Ai s\u2019mund t\u00eb ndodhet asnj\u00ebher\u00eb larg njer\u00ebzve e nuk mund t\u00eb luaj rolin e t\u00eb \u201cpaditurit\u201d si\u00e7 ndodh n\u00eb disa raste ku edhe pse gj\u00ebrat bisedohen, madje tirren e organizohen, marrin p\u00ebrpjes\u00ebtime dhe komunist\u00eb e kuadro p\u00ebrfshi edhe sekretar\u00eb, drejtor\u00ebt e kryetar\u00eb habiten se si u organizua nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, hiqen m\u00ebnjan\u00eb si t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr rregullimin e gjendjes.<\/p>\n<p>Militanti d\u00ebgjon e m\u00ebson se \u00e7\u2019mendon populli e \u00e7far\u00eb shqet\u00ebsime e pre-okupacione ka, si \u00ebsht\u00eb situata politike, gjithnj\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i informuar e i azhornuar. N\u00eb Himar\u00eb komunist\u00eb e kuadro thon\u00eb: \u201cHabitemi si na u krijua kjo situat\u00eb\u201d? Pse t\u00eb habiten? N\u00eb qoft\u00eb se shikohet televizioni grek dhe njer\u00ebz t\u00eb caktuar, me q\u00ebllim apo pa q\u00ebllim t\u00eb keq, komentojn\u00eb ato q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, po kuadrot dhe shok\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb pse nuk shpjegojn\u00eb dometh\u00ebnien ose t\u00eb kund\u00ebrtat e tyre, pse nuk argumentojn\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb rinjve iu \u00ebsht\u00eb prishur mendja nga turistet e vizitor\u00eb q\u00eb vijn\u00eb tek ne, pse nuk interesohen, \u00e7\u2019njer\u00ebz p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebta? Jan\u00eb njer\u00ebz dashamir\u00ebs e realist apo jan\u00eb korba t\u00eb rinj e t\u00eb d\u00ebrguarit e asfalis\u00eb greke. E po qe nevoja t\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb q\u00eb ose t\u00eb rrin\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb ikin paq andej nga kan\u00eb ardhur. B\u00ebhen rite fetare n\u00eb Dh\u00ebrmi e n\u00eb Himar\u00eb vendosen kryqe, organizohen t\u00ebr\u00eb ata njer\u00ebz. Disa thon\u00eb pse t\u00eb mos e shp\u00ebrndajm\u00eb fondin e akumulimit, q\u2019e duan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb rinjve kan\u00eb braktisur pun\u00ebn dhe b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebve. Aty \u00ebsht\u00eb dhe shefi i planit te kooperativ\u00ebs, dhe nuk jep asnj\u00eb shpjegim. Pse? Kujt i sh\u00ebrbejn\u00eb q\u00ebndrime te tilla indiferente, ve\u00e7 shkall\u00ebzimit te kooperativ\u00ebs dhe rendit ton\u00eb politik! \u00c7\u2019thot\u00eb ky \u201chermeticitet\u201d i komunist\u00ebve e kuadrove, madje i p\u00ebrzier me frik\u00eb? Pushteti mbahet me luft\u00eb e q\u00ebndrime militante, frika dhe t\u00ebrheqja na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb humbjen e tij!<\/p>\n<p>Militanti ose njeriu luftarak \u00ebsht\u00eb i till\u00eb se ka bindje te patundura n\u00eb idealin e tij, n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb kemi zgjedhur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e socializmit. Ai, burim frym\u00ebzimi ka idealet komuniste dhe Partin\u00eb e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb mjaft komunist n\u00eb vend q\u00eb vendimet e Plenumeve t\u00eb Komitetit Qendror t\u2019i p\u00ebrdorin si argumente sulmuese, ran\u00eb n\u00eb prehrin e propagand\u00ebs armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Thashethemeve se; \u201cnuk ka unitet n\u00eb udh\u00ebheqje\u201d, militanti u q\u00ebndron, k\u00ebrkon kush e tha e si e argumenton ai q\u00eb e tha. Lloj-lloj parullash: \u201cJu komunist\u00ebt nuk dini gj\u00eb, do vij\u00eb koha t\u00eb marrin tokat si\u00e7 i kemi pasur para formimit t\u00eb kooperativ\u00ebs \u201cPse t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb kooperative\u201d, \u201cdo b\u00ebhet pluraliz\u00ebm partish\u201d, tani ju komunist\u00ebt mbaruat, i keni dit\u00ebt t\u00eb shkuara, boll na shtyp\u00ebt, erdhi koha jon\u00eb\u201d, \u201cMjek\u00ebsia do b\u00ebhet me para\u201d etj. etj.<\/p>\n<p>Po t\u2019i shikosh me v\u00ebmendje ato kan\u00eb nj\u00eb prirje, nj\u00eb theks, nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, minimin e socializmit, t\u00eb Partis\u00eb dhe t\u00eb pushtetit popullor. P\u00ebr ndodhit\u00eb e Himar\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka shoku Dhimit\u00ebr \u00c7ali, si an\u00ebtar i Byros\u00eb s\u00eb Rrethit dhe drejtues i kooperativ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mjafton vet\u00ebm pozimi i ndonj\u00eb situate. Kryesorja \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi militant, lufta p\u00ebr sh\u00ebndoshjen e gjendjes s\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Problemet e Himar\u00ebs jan\u00eb si rezultat i nj\u00eb pune t\u00eb dob\u00ebt Partie q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse org. baz\u00eb Partis\u00eb, komunist\u00ebt dhe drejtuesit e organizatave shoq\u00ebrore. P\u00ebr armikun e brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d Bi-bi-sin\u00eb e qarqe t\u00eb tjera reaksionare, kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e madhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u qan zemra dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin me t\u00eb gjitha forcat q\u00eb t\u00eb pab\u00ebr\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e tyre.<\/p>\n<p>Po komunisti, kuadri e njeriu yn\u00eb, si nuk revoltohet, si nuk ngrihet ndaj k\u00ebtyre njer\u00ebzve, gjuh\u00eb nep\u00ebrka t\u2019i denoncojn\u00eb, t\u2019i demaskojn\u00eb, t\u2019u tregojn\u00eb vendin. Atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paqart\u00eb t\u2019i sqarojn\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb thon\u00eb erdhi \u201ckoha jon\u00eb\u201d, t\u2019u thon\u00eb: \u201cPa na jepni shpjegime p\u00ebr cil\u00ebn koh\u00eb \u00ebnd\u00ebrroni e cila koh\u00eb paska ardhur!? dhe ashtu \u201cfshat\u00e7e\u201d si\u00e7 thekson artikulli \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, dt. 14.9.1990, t\u2019u b\u00ebjn\u00eb gjyqin n\u00eb kolektiv se na prekin n\u00eb gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb dashur, n\u00eb pushtetin popullor q\u00eb e fituam me gjakun e 28 mij\u00ebve nga 70 mij\u00eb q\u00eb u rreshtuan n\u00eb rreshtat partizane. \/ Memorie.al<\/p>\n<p><strong>P\/BYRON\u00cb E KOMITETIT PARTIS\u00cb RRETHIT<\/strong><\/p>\n<p><strong>SEKRETARI I PAR\u00cb I KOMITETIT PARTIS\u00cb RRETHIT<\/strong><\/p>\n<p><strong>Halil Hasko<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vlor\u00eb, m\u00eb 20.9.1990<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i Kur nuk kishte kaluar as nj\u00eb jav\u00eb nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mij\u00ebra shtetas shqiptar\u00eb kap\u00ebrcyen kangjellat e muret e ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Tiran\u00eb dhe u fut\u00ebn brenda ambienteve t\u00eb tyre me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u larguar nga Shqip\u00ebria, udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb me n\u00eb krye sekretarin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100193","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100193","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100193"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100193\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}