{"id":100149,"date":"2026-09-19T16:48:14","date_gmt":"2026-09-19T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/19\/pas-deklarates-se-kuvendit-tek-veprimi-cfare-duhet-te-beje-shqiperia-per-kosoven\/"},"modified":"2026-09-19T16:48:14","modified_gmt":"2026-09-19T16:48:14","slug":"pas-deklarates-se-kuvendit-tek-veprimi-cfare-duhet-te-beje-shqiperia-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/19\/pas-deklarates-se-kuvendit-tek-veprimi-cfare-duhet-te-beje-shqiperia-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Pas deklarat\u00ebs s\u00eb Kuvendit tek veprimi: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Adri Nurellari<br \/>\nDeklarata e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb dhe nj\u00eb q\u00ebndrim i shum\u00ebpritur. Pohimi se asnj\u00eb aktgjykim nuk mund t\u00eb rishkruaj\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb populli, t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb karakterin \u00e7lirimtar t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs apo t\u00eb barazoj\u00eb agresorin me viktim\u00ebn e vendos shtetin shqiptar n\u00eb pozicionin q\u00eb i takon. Po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb zotimi p\u00ebr koordinim me Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr ndjekjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb forumet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb deklarat\u00eb parlamentare, sado e drejt\u00eb dhe e fort\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn ende strategji shtet\u00ebrore. Tani radh\u00ebn e ka qeveria shqiptare dhe, para s\u00eb gjithash, kryeministri Edi Rama. Ai duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb seriozisht me Albin Kurtin, t\u2019i l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mllefet, marazet dhe p\u00ebrplasjet personale dhe ta shnd\u00ebrroj\u00eb vullnetin e shprehur nga Kuvendi n\u00eb veprim konkret. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se marr\u00ebdh\u00ebnia mes dy kryeministrave, llogarit\u00eb partiake n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb apo simpatit\u00eb personale ndaj kat\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarve. Ajo prek standardet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike, karakterin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare dhe themelet mbi t\u00eb cilat u ngrit shteti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme se Kosova p\u00ebr ta zhvilluar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb shtet me njohje t\u00eb pakontestuar nd\u00ebrkomb\u00ebtare, an\u00ebtare e OKB-s\u00eb, NATO-s dhe K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, si dhe vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian. Ka qasje n\u00eb m\u00eb shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb rrjet diplomatik m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, m\u00eb shum\u00eb burime financiare dhe institucione q\u00eb mund t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion. Prandaj Tirana nuk mund t\u00eb sillet si nj\u00eb spektatore dhe komentatore e jashtme q\u00eb l\u00ebshon nj\u00eb deklarat\u00eb solidariteti dhe pastaj kthehet n\u00eb rutin\u00ebn e saj. Detyra e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb Kosova ende nuk e ka, p\u00ebr ta nxjerr\u00eb at\u00eb nga izolimi diplomatik dhe p\u00ebr ta nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb krijimi i nj\u00eb mekanizmi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebror Shqip\u00ebri\u2013Kosov\u00eb. Jo nj\u00eb komision honorifik p\u00ebr fotografi e mbledhje ceremoniale, por nj\u00eb struktur\u00eb funksionale me drejtues t\u00eb p\u00ebrcaktuar, sekretariat profesional, buxhet, afate dhe objektiva t\u00eb matshme. N\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen ministrit\u00eb e jashtme dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, arkivat shtet\u00ebrore, ekspert\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, historian\u00eb, studiues ushtarak\u00eb, diplomat\u00eb dhe specialist\u00eb t\u00eb komunikimit strategjik. Ky mekaniz\u00ebm duhet t\u00eb raportoj\u00eb periodikisht para t\u00eb dy kuvendeve. Pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, financim dhe afate, edhe deklarata m\u00eb e fort\u00eb folklorike p\u00ebrfundon n\u00eb arkivin e fjalimeve t\u00eb harruara.<\/p>\n<p>Brenda kufijve t\u00eb ligjit, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb ekipet e mbrojtjes me k\u00ebrkime, dokumente, analiza ushtarake, ekspertiza historike dhe opinione juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike te gjykata, por p\u00ebr krijimin e barazis\u00eb reale t\u00eb mjeteve p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prokurorie q\u00eb ka disponuar burime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme financiare dhe institucionale. Kat\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit nuk mund t\u00eb lihen vet\u00ebm me avokat\u00ebt dhe familjet e tyre, nd\u00ebrsa p\u00ebrball\u00eb tyre q\u00ebndron nj\u00eb aparat nd\u00ebrkomb\u00ebtar i ushqyer p\u00ebr vite edhe me dosje, dokumente dhe narrativa t\u00eb prodhuara nga Serbia.<\/p>\n<p>Tirana ka edhe nj\u00eb arsye t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb institucionale p\u00ebr t\u2019u angazhuar. Procedimet kan\u00eb trajtuar pretendime p\u00ebr ngjarje dhe vende n\u00eb territorin shqiptar. Kjo nuk i jep Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb drejt\u00eb automatike t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb proces, por e b\u00ebn shtetin shqiptar zot\u00ebrues t\u00eb dokumenteve, d\u00ebshmive dhe informacioneve zyrtare me r\u00ebnd\u00ebsi. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb hap\u00eb, inventarizoj\u00eb dhe digjitalizoj\u00eb arkivat e policis\u00eb, ushtris\u00eb, sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb, pushtetit vendor dhe administrat\u00ebs q\u00eb lidhen me kufirin, kampet e refugjat\u00ebve, l\u00ebvizjet logjistike dhe menaxhimin e kriz\u00ebs humanitare t\u00eb viteve 1998\u20131999.<\/p>\n<p>N\u00ebse shteti shqiptar disponon prova q\u00eb hedhin drit\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb ndodhi realisht n\u00eb territorin e tij, ka detyrimin t\u2019i identifikoj\u00eb dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme juridikisht. Qeveria duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar Dhom\u00ebs s\u00eb Apelit leje p\u00ebr paraqitjen e nj\u00eb opinioni amicus curiae, ose p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb parashtrim t\u00eb till\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb pavarur, n\u00ebse rregullat procedurale e lejojn\u00eb. Nj\u00eb amicus nuk \u00ebsht\u00eb fjalim patriotik, por nd\u00ebrhyrje profesionale e mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj, dokumente dhe ekspertiz\u00eb. Shqip\u00ebria nuk mund t\u2019i imponoj\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebrfundime, por mund t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta institucionale mbi ngjarjet n\u00eb territorin e saj t\u00eb mos mungoj\u00eb nga dosja.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb botimi i nj\u00eb libri t\u00eb bardh\u00eb shtet\u00ebror mbi pretendimet e raportit t\u00eb Dick Marty-t. Ai duhet t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb kronologjin\u00eb e akuzave p\u00ebr trafik organesh dhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cSht\u00ebpi e Verdh\u00eb\u201d, hetimet e kryera, provat e administruara dhe p\u00ebrfundimin se cilat pretendime u materializuan n\u00eb akuza e aktgjykim dhe cilat jo. Fakti q\u00eb d\u00ebnimet lidhen me ndalim arbitrar, trajtim mizor, tortur\u00eb dhe vrasje, dhe jo me trafik organesh, nuk e rr\u00ebzon automatikisht gjith\u00eb gjykat\u00ebn. Por k\u00ebrkon llogaridh\u00ebnie p\u00ebr akuzat sensacionale q\u00eb sh\u00ebrbyen si origjin\u00eb politike dhe morale e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Paralelisht duhet ngritur nj\u00eb ofensiv\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb diplomatike dhe e komunikimit publik. Ambasadat shqiptare n\u00eb Uashington, Bruksel, Lond\u00ebr, Berlin, Paris, Rom\u00eb dhe Hag\u00eb duhet t\u00eb pajisen me nj\u00eb dosje t\u00eb vetme, t\u00eb verifikuar dhe t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebt kryesore. Diplomat\u00ebt duhet t\u00eb punojn\u00eb me qeveri, parlamente, universitete, institute juridike, organizata t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe media serioze. Q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb ushtrimi i trysnis\u00eb ndaj gjyqtar\u00ebve, por mbrojtja e standardeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt dhe pengimi i shnd\u00ebrrimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale n\u00eb aktakuz\u00eb kolektive ndaj U\u00c7K-s\u00eb dhe luft\u00ebs \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb financoj\u00eb k\u00ebrkime, botime, p\u00ebrkthime dhe konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Duhet t\u00eb kontraktoj\u00eb ekspert\u00eb juridik\u00eb, akademik\u00eb, historian\u00eb ushtarak\u00eb, institute dhe think tank-e prestigjioze, jo p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb p\u00ebrfundime, por p\u00ebr t\u00eb prodhuar studime t\u00eb pavarura dhe t\u00eb verifikueshme. Mund dhe duhet t\u00eb angazhohen kompani profesionale lobimi n\u00eb Uashington dhe Bruksel, me mandat, financim dhe raportim transparent. Serbia ka investuar prej dekadash p\u00ebr ta shkruar narrativ\u00ebn e saj n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb kuptojn\u00eb kancelarit\u00eb, universitetet dhe gjykatat. Shqip\u00ebria duhet m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin seriozitet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje duhet mobilizuar edhe diaspora shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht jurist\u00ebt, akademik\u00ebt, diplomat\u00ebt, studiuesit, gazetar\u00ebt dhe profesionist\u00ebt e komunikimit n\u00eb SHBA dhe Europ\u00eb. Krahas tyre duhen aktivizuar miqt\u00eb dhe dashamir\u00ebsit e shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb autoritet n\u00eb politik\u00eb, diplomaci dhe bot\u00ebn akademike. Por mobilizimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb spontan dhe emocional. Duhet nj\u00eb rrjet i koordinuar, me material t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt faktik, ndarje p\u00ebrgjegj\u00ebsish dhe objektiva konkrete n\u00eb universitete, parlamente, media dhe qendra vendimmarrjeje.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb nuk duhet t\u00eb paraqitet vet\u00ebm si mbrojtje e kat\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve. N\u00eb qend\u00ebr duhet t\u00eb vendosen mij\u00ebra viktima shqiptare, personat ende t\u00eb zhdukur, t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale, familjet e masakruara dhe njer\u00ebzit e d\u00ebbuar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. \u00c7do dosje diplomatike duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb dokumentimin e masakrave, d\u00ebbimeve, shkat\u00ebrrimit t\u00eb pronave dhe operacionit shtet\u00ebror p\u00ebr fshehjen e trupave n\u00eb varreza masive n\u00eb Serbi. Vet\u00ebm k\u00ebshtu p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb barazi t\u00eb rreme mes rezistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli dhe dhun\u00ebs s\u00eb organizuar t\u00eb nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Tirana duhet ta kthej\u00eb hapjen e arkivave ushtarake, policore dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve serbe n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vazhdueshme diplomatike. Duhet ta ngrej\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, OSBE, OKB dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe. Duhet t\u00eb kujtoj\u00eb edhe deklarat\u00ebn e raportuar t\u00eb Ivica Da\u00e7iqit n\u00eb vitin 2020, kur sulmoi serb\u00ebt q\u00eb tregonin vendndodhjen e varrezave masive t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb pajtim nd\u00ebrsa nj\u00ebra pal\u00eb detyrohet t\u00eb shpjegoj\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb luft\u00ebs, kurse arkivat e aparatit q\u00eb organizoi spastrimin, d\u00ebbimin dhe fshehjen e kufomave mbeten t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb shqyrtojn\u00eb s\u00eb bashku edhe kuadrin juridik q\u00eb mund\u00ebsoi funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara. Ky mekaniz\u00ebm mb\u00ebshtetet te shk\u00ebmbimi i letrave i ratifikuar nga Kosova, amendamenti kushtetues dhe ligji i posa\u00e7\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, rishikimi apo rinegocimi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me improvizim dhe as me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme politike. Nevojitet nj\u00eb ekip i p\u00ebrbashk\u00ebt i s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndryshohet, nga kush dhe me \u00e7far\u00eb pasojash. Objektivi duhet t\u00eb jet\u00eb korrigjimi i asimetrive, garantimi i t\u00eb drejtave dhe vendosja e kufijve t\u00eb qart\u00eb kohor\u00eb, financiar\u00eb dhe procedural\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet hartuar gjithashtu nj\u00eb dosje e plot\u00eb p\u00ebr shkeljet e pretenduara gjat\u00eb funksionimit t\u00eb gjykat\u00ebs sikurse jan\u00eb: paraburgimin e tejzgjatur, koh\u00ebzgjatjen e procedur\u00ebs, refuzimin e garancive t\u00eb ofruara nga shtete sovrane, pabarazin\u00eb e mjeteve mes prokuroris\u00eb dhe mbrojtjes dhe \u00e7do cenim tjet\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rregullt. Kjo dosje duhet t\u2019u drejtohet mekanizmave t\u00eb kontrollit, Ombudspersonit, Dhom\u00ebs s\u00eb Apelit dhe \u00e7do institucioni tjet\u00ebr europian q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb juridiksion. Kritika duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb vendime, statistika dhe standarde krahasuese; p\u00ebrndryshe ajo reduktohet n\u00eb zem\u00ebrim politik q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrfillet leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje e posa\u00e7me duhet t\u2019i kushtohet edhe p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb trupave gjykues. Nuk mund t\u00eb pranohet q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohet nga gjyqtar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mbartin paragjykime institucionale nga angazhimi i tyre i m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb UNMIK ose EULEX, ve\u00e7an\u00ebrisht kur kan\u00eb pasur lidhje me hetime, materiale apo q\u00ebndrime q\u00eb prekin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje. Sh\u00ebrbimi n\u00eb k\u00ebto misione nuk provon vetvetiu nj\u00ebanshm\u00ebri, por nd\u00ebrthurja e tij me p\u00ebrfshirjen n\u00eb hetimet e m\u00ebparshme, deklarimet publike, njohjen paraprake t\u00eb dosjeve apo q\u00ebndrimet e formuara mund t\u00eb krijoj\u00eb dyshime objektivisht t\u00eb arsyeshme p\u00ebr paanshm\u00ebrin\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast t\u00eb till\u00eb, ekipet juridike duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrjashtimin e gjyqtarit dhe ndryshimin e trupit p\u00ebrkat\u00ebs, tanim\u00eb q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re shkelje t\u00eb shumta procedurale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekip ekspert\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Shqip\u00ebri Kosov\u00eb, mund t\u00eb analizoj\u00eb edhe n\u00ebse parimi rebus sic stantibus (ndryshimi themelor i rrethanave) mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rishikimin e marr\u00ebveshjeve fillestare me Brukselin. Pra mund t\u00eb shqyrtohet n\u00ebse premisat kan\u00eb ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht; pra n\u00ebse akuzat p\u00ebr trafik organesh nuk u materializuan n\u00eb aktgjykim, nd\u00ebrsa nj\u00eb mekaniz\u00ebm i menduar si i p\u00ebrkohsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are me pasoja t\u00eb m\u00ebdha kushtetuese, financiare dhe politike. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb hibride e nd\u00ebrtuar sipas nj\u00eb modeli t\u00eb pazakont\u00eb, eksperimental dhe pa precedent t\u00eb plot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb papranueshme n\u00eb rishqyrtimin e saj: defektet dhe shkeljet e evidentuara duhet t\u00eb adresohen, rregullat t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen dhe, kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme, struktura t\u00eb riorganizohet. Asnj\u00eb institucion drejt\u00ebsie nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i pakorrigjuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Shqip\u00ebria duhet ta ngrej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen edhe n\u00eb NATO e cila damkoset nga verdikti i Hag\u00ebs. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb ishte zbatim n\u00eb praktik\u00eb i parimit moral dhe politik q\u00eb m\u00eb von\u00eb u institucionalizua si Responsibility to Protect: kur nj\u00eb shtet masakron dhe d\u00ebbon popullsin\u00eb e vet, sovraniteti nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si mburoj\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Prandaj kriminalizimi i udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb i sh\u00ebrben narrativ\u00ebs serbo-ruse jo vet\u00ebm kund\u00ebr Kosov\u00ebs, por edhe kund\u00ebr legjitimitetit t\u00eb nd\u00ebrhyrjes humanitare t\u00eb Per\u00ebndimit. Rrjedhimisht, njollosja nga gjyqi politik i gjith\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb i jep propagand\u00ebs serbo-ruse municion p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar nd\u00ebrhyrjen humanitare t\u00eb NATO-s dhe p\u00ebr ta paraqitur Per\u00ebndimin si aleat t\u00eb nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Por angazhimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me apelin. Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb institut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr krimet e luft\u00ebs dhe kujtes\u00ebn kolektive, me arkiv digjital shum\u00ebgjuh\u00ebsh, programe universitare, bursa k\u00ebrkimore dhe partneritete me qendra prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk mund ta rind\u00ebrtojm\u00eb historin\u00eb nga e para sa her\u00eb hapet nj\u00eb gjyq, publikohet nj\u00eb raport apo shp\u00ebrthen nj\u00eb fushat\u00eb propagandistike. Kujtesa kolektive duhet t\u00eb jet\u00eb institucion shtet\u00ebror dhe jo reagim emocional ndaj kriz\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs. Rrjedhimisht kjo duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb politik\u00eb komb\u00ebtare dhe bilaterale dhe jo n\u00eb projekt personal t\u00eb Ram\u00ebs apo Kurtit.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj sfide komb\u00ebtare k\u00ebrkohet nj\u00eb arm\u00ebpushim i brendsh\u00ebm politik ku pozita, opozita, akademit\u00eb, universitetet, shoq\u00ebria civile, familjet e viktimave dhe diaspora duhet t\u00eb marrin masa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb strategjia t\u00eb vazhdoj\u00eb pavar\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb qeverive. Kujtesa historike nuk mund t\u00eb varet nga marr\u00ebdh\u00ebnia e dit\u00ebs mes dy kryeministrave dhe as nga kalendari zgjedhor partiak.<\/p>\n<p>Deklarata e Kuvendit e ka thyer heshtjen, por tani duhet t\u00eb filloj\u00eb puna e shtetit. Kosova duhet ta luftoj\u00eb aktgjykimin me ligj dhe prova dhe Shqip\u00ebria duhet ta luftoj\u00eb izolimin e Kosov\u00ebs me diplomaci, arkiva, dije, financim dhe pesh\u00ebn e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sepse n\u00eb betejat e kujtes\u00ebs nuk mjafton ta kesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me vete por duhet t\u00eb nd\u00ebrtosh edhe fuqin\u00eb institucionale q\u00eb e dokumenton, e mbron dhe e b\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb bot\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Deklarata e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb dhe nj\u00eb q\u00ebndrim i shum\u00ebpritur. Pohimi se asnj\u00eb aktgjykim nuk mund t\u00eb rishkruaj\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb populli, t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb karakterin \u00e7lirimtar t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs apo t\u00eb barazoj\u00eb agresorin me viktim\u00ebn e vendos shtetin shqiptar n\u00eb pozicionin q\u00eb i takon. Po aq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100149","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100149\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}