{"id":100086,"date":"2026-09-19T07:48:14","date_gmt":"2026-09-19T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/19\/ndahet-nga-jeta-sandro-mazzola-ikona-e-interit-dhe-legjenda-e-futbollit-italian\/"},"modified":"2026-09-19T07:48:14","modified_gmt":"2026-09-19T07:48:14","slug":"ndahet-nga-jeta-sandro-mazzola-ikona-e-interit-dhe-legjenda-e-futbollit-italian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/19\/ndahet-nga-jeta-sandro-mazzola-ikona-e-interit-dhe-legjenda-e-futbollit-italian\/","title":{"rendered":"Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian"},"content":{"rendered":"<p>Sandro Mazzola, simboli i Interit dhe legjenda e komb\u00ebtares italiane t\u00eb futbollit, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 83-vje\u00e7are, pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb me s\u00ebmundjen.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb nga futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb historis\u00eb. Jo vet\u00ebm t\u00eb historis\u00eb zikalt\u00ebr\u201d, shkroi Interi n\u00eb mesazhin e lamtumir\u00ebs, duke renditur sukseset e tij: \u201cKat\u00ebr tituj kampion\u00eb n\u00eb Itali, dy Kupa t\u00eb Kampion\u00ebve, dy Kupa Nd\u00ebrkontinentale, titullin e golash\u00ebnuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Serie A (n\u00eb vitin 1965 me 17 gola) dhe n\u00eb Kup\u00ebn e Kampion\u00ebve (7 gola n\u00eb vitin 1964). I dyti n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Topin e Art\u00eb n\u00eb vitin 1971, pas Johan Cruyff\u201d.<\/p>\n\n<p>Ata si Sandro Mazzola nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb fanell\u00eb. P\u00ebr t\u2019i njohur, mjaftonte nj\u00eb driblim mes kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe nj\u00eb pal\u00eb mustaqe. Si at\u00eb mbr\u00ebmje dhjetori n\u00eb Budapest, n\u00eb Kup\u00ebn e Kampion\u00ebve kund\u00ebr Vasas, kur me driblimet e tij nxori jasht\u00eb loje gjysm\u00ebn e mbrojtjes hungareze dhe, meq\u00eb ishte aty, kaloi edhe portierin. M\u00eb pas q\u00ebndroi duke vall\u00ebzuar p\u00ebrpara vij\u00ebs s\u00eb port\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb vendoste m\u00eb n\u00eb fund ta d\u00ebrgonte topin n\u00eb rrjet\u00eb.<\/p>\n<p>Ose at\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Bern\u00eb, kur me fanell\u00ebn e kalt\u00ebr t\u00eb Italis\u00eb, brenda zon\u00ebs s\u00eb rrept\u00ebsis\u00eb, e mbajti topin n\u00eb aj\u00ebr me gjasht\u00eb prekje t\u00eb mrekullueshme, pa e l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb prekte barin. Gj\u00ebra q\u00eb vet\u00ebm ai mund t\u2019i b\u00ebnte.<\/p>\n<p>Sandro Mazzola ishte 83 vje\u00e7. U largua nga kjo bot\u00eb ashtu si\u00e7 e kishte \u00ebnd\u00ebrruar: me Interin e tij n\u00eb krye t\u00eb renditjes dhe me shpres\u00ebn p\u00ebr lavdi t\u00eb reja p\u00ebrpara. Sandro kishte koh\u00eb q\u00eb luftonte me s\u00ebmundjen. Por sa her\u00eb q\u00eb mundej, nuk mungonte n\u00eb takimet me ish-shok\u00ebt e skuadr\u00ebs dhe tifoz\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm. Si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb maj, kur u mblodh\u00ebn n\u00eb restorantin e Zanettit p\u00ebr t\u00eb festuar 60-vjetorin e fitimit t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Kampion\u00ebve.<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb dhomat e zhveshjes s\u00eb parajs\u00ebs, do t\u00eb gjej\u00eb Luisito Suarezin, Franz Beckenbauerin, Gigi Riv\u00ebn dhe Franco Baresin. P\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb ndeshje t\u00eb p\u00ebrjetshme, me engj\u00ebjt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb tifo. Si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e sportit, edhe Mazzola, i njohur me nofk\u00ebn \u201cMustaqja\u201d, ishte i destinuar t\u2019i ndante tifoz\u00ebt n\u00eb dy kampe.<\/p>\n<p>Ose ai, ose Rivera. Interi ose Milani. Nj\u00eb rivalitet i pafund, ku n\u00eb fund fitonin t\u00eb gjith\u00eb, edhe kur tabela elektronike tregonte nj\u00eb rezultat negativ. Nj\u00eb rivalitet q\u00eb i dha jet\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb paharrueshme n\u00eb nj\u00eb Milano q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kurr\u00eb nj\u00ebsoj. Mazzola e kishte fatin t\u00eb shkruar q\u00eb n\u00eb mbiem\u00ebr. Nj\u00eb privilegj, por edhe nj\u00eb barr\u00eb. Detyrimi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se askush, madje as vet\u00eb N\u00ebna Natyr\u00eb, nuk i kishte dhuruar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fushat e vogla t\u00eb futbollit pran\u00eb kish\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb prisnin gabimin e tij t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb pasim t\u00eb pasakt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb gjykimin:<\/p>\n<p>\u201cSigurisht, babai i tij Valentino ishte tjet\u00ebr gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aq shum\u00eb e r\u00ebndonte ky krahasim, sa nj\u00eb dit\u00eb Sandro vendosi t\u00eb ndryshonte sport dhe t\u00eb kalonte n\u00eb basketboll. Talent kishte edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sport. Klubi legjendar Simmenthal i Cesare Rubinit e donte n\u00eb skuad\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cBabai yt do t\u00eb rrotullohej n\u00eb varr\u201d, e paralajm\u00ebroi n\u00ebna e tij, Emilia.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Sandro mbeti tek Interi, sepse jetonte n\u00eb Milano dhe n\u00eb fush\u00ebn e futbollit pran\u00eb kish\u00ebs luante me Adriano Celentanon dhe Tony Renisin. M\u00eb pas gjeti nj\u00eb \u201cbaba\u201d t\u00eb ri, i cili e merrte p\u00ebr dore bashk\u00eb me v\u00ebllain e vog\u00ebl Ferruccio dhe i \u00e7onte n\u00eb fush\u00ebn e San Siros p\u00ebrpara ndeshjeve.<\/p>\n<p>Ai quhej Benito Lorenzi, qend\u00ebrsulmuesi i nj\u00eb Interi q\u00eb e dinte mir\u00eb se si fitohej. Ato momente i kujtonin t\u00eb dielat kur babai i tij, Valentino, e merrte me vete n\u00eb stadiumin Filadelfia t\u00eb Torinos. Atje, portieri Bacigalupo e linte Mazzol\u00ebn e vog\u00ebl t\u2019i sh\u00ebnonte gola, vet\u00ebm p\u00ebr ta par\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshte. Mazzola, i cili gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij veshi vet\u00ebm fanell\u00ebn zikalt\u00ebr t\u00eb Interit dhe at\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb komb\u00ebtares italiane.<\/p>\n<p>Presidenti Angelo Moratti vendosi veton ndaj huazimit t\u00eb tij te Como.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb fitonte p\u00ebrvoj\u00eb\u201d, ishte arsyetimi i Helenio Herrer\u00ebs, i cili nuk kishte simpati p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsideronte nj\u00eb futbollist t\u00eb favorizuar p\u00ebr shkak t\u00eb mbiemrit.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, ishte vet\u00eb Sandro q\u00eb u tha jo Bonipertit dhe Agnellit, t\u00eb cil\u00ebt e donin te Juventusi n\u00eb vitet e fundit t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij. Por si mund t\u00eb luante djali i kapitenit t\u00eb Torinos s\u00eb Madh p\u00ebr rival\u00ebt e urryer? Fotografia e tij n\u00eb albumin e futbollist\u00ebve nuk p\u00ebrfundonte thjesht e ngjitur n\u00eb nj\u00eb faqe. Tifoz\u00ebt e tij t\u00eb vegj\u00ebl e mbanin brenda fletores s\u00eb shkoll\u00ebs. Ose mbi tavolin\u00ebn e studimit, duke e par\u00eb si fotografin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Sandro kishte nj\u00eb mij\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb treguar. Si ajo hera kur shkoi n\u00eb Brescia p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb talent t\u00eb ri dhe u kthye me nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb quhej Andrea Pirlo. Ose kur e \u00e7oi Ronaldon, \u201cat\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetin\u201d, si\u00e7 thoshte ai, n\u00eb selin\u00eb e Interit p\u00ebr t\u00eb firmosur kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Mazzola dhe komb\u00ebtarja italiane. P\u00ebr t\u00eb, t\u00eb luante me fanell\u00ebn e Italis\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb nder. N\u00eb at\u00eb skuad\u00ebr kishte aq shum\u00eb talente, sa nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vende n\u00eb formacion ishin tep\u00ebr pak p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Dhe k\u00ebshtu mund t\u00eb ndodhte q\u00eb edhe nj\u00eb futbollist si Gianni Rivera t\u00eb mbetej jasht\u00eb. Mbi rivalitetin mes tyre u nd\u00ebrtuan legjenda q\u00eb kishin pak t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata e luanin mir\u00eb rolin e rival\u00ebve, por m\u00eb pas takoheshin n\u00eb restorant, sepse mes futbollist\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj gjendet gjithmon\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb. K\u00ebshtu, s\u00eb bashku, ata \u201cshpik\u00ebn\u201d sindikat\u00ebn e futbollist\u00ebve. N\u00eb ato koh\u00eb, kur nuk kishte agjent\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin lojtar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb z\u00ebri yt t\u00eb d\u00ebgjohej, duhej t\u00eb kishe v\u00ebrtet mendjen dhe k\u00ebmb\u00ebt e nj\u00eb Mazzole dhe t\u00eb nj\u00eb Rivere.<\/p>\n<p>Vitrina e trofeve t\u00eb Interit u mbush gjat\u00eb atyre viteve t\u00eb lavdishme \u201960. Kupa q\u00eb, edhe pse n\u00eb pllak\u00ebzat e tyre ishte sh\u00ebnuar vet\u00ebm rezultati, t\u00eb gjith\u00eb e kuptonin se p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi kishte qen\u00eb e nevojshme edhe \u201cfirma\u201d e Mustaqes.<\/p>\n<p>Me t\u00eb, Interi fitoi yllin e par\u00eb, Kup\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Kampion\u00ebve dhe Kup\u00ebn Nd\u00ebrkontinentale. N\u00eb stadiumin Prater t\u00eb Vjen\u00ebs, n\u00eb vitin 1964, Mazzola sh\u00ebnoi dy gola p\u00ebrball\u00eb t\u00eb madhit Alfredo Di Stefano. N\u00eb fund t\u00eb ndeshjes, nj\u00eb tjet\u00ebr legjend\u00eb e Real Madridit, Ferenc Puskas, iu afrua me fanell\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe i tha:<\/p>\n<p>\u201cDjalosh, kam luajtur kund\u00ebr babait t\u00ebnd, Valentinos, dhe ti je i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Merre fanell\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Dhe pastaj ishin ato mbr\u00ebmje kur San Siro b\u00ebhej qendra e bot\u00ebs s\u00eb futbollit. P\u00ebrmbysjet ndaj Liverpoolit dhe derbet, ku her\u00eb merrje goditje e her\u00eb i jepje.<\/p>\n<p>Mazzola ishte nj\u00eb qend\u00ebrsulmues, por edhe nj\u00eb organizator loje. Dhe n\u00ebse e vendosje n\u00eb krah, shk\u00eblqente po nj\u00ebsoj. M\u00ebsuesi i tij, p\u00ebrpara Lorenzit, kishte qen\u00eb Peppino Meazza. Mjafton vet\u00ebm emri. Nj\u00eb her\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb grumbullimi, Meazza u ngrys dhe tha:<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam nj\u00eb njoll\u00eb. Kam luajtur edhe p\u00ebr Milanin\u201d.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb e rinj t\u00eb ekipit t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb Interit mbet\u00ebn t\u00eb magjepsur dhe t\u00eb frik\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb dit\u00eb\u201d, do t\u00eb kujtonte m\u00eb von\u00eb Mazzola, \u201ckuptova se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte t\u00eb vishje fanell\u00ebn zikalt\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fanell\u00eb q\u00eb nuk mund ta heq\u00ebsh nga vetja as kur p\u00ebrfundon karrier\u00ebn si futbollist.<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Sandro Mazzol\u00ebs ishte ajo si drejtues. Fillimisht me Ivanhoe Fraizzolin dhe m\u00eb pas me Massimo Morattin. Erdh\u00ebn t\u00eb tjera triumfe, por pa arritur t\u00eb rikrijohej atmosfera dhe magjia e Interit t\u00eb Madh.<\/p>\n<p>Mazzola pati edhe angazhimet e tij televizive, si komentator sportiv q\u00eb nuk ishte kurr\u00eb banal. Driblimet e tij me fjal\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb rrjet\u00eb, nj\u00ebsoj si ato q\u00eb b\u00ebnte dikur n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs.<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb Sandro, kapiteni q\u00eb mbushe me \u00ebndrra zemrat e djemve q\u00eb besonin v\u00ebrtet te e ardhmja, sepse u kishe dhuruar nj\u00eb t\u00eb tashme q\u00eb meritonte t\u00eb vendosej n\u00eb korniz\u00eb.\/Corriere Della Sera<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/legjenda-interit\/\">Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sandro Mazzola, simboli i Interit dhe legjenda e komb\u00ebtares italiane t\u00eb futbollit, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 83-vje\u00e7are, pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb me s\u00ebmundjen. \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb nga futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb historis\u00eb. Jo vet\u00ebm t\u00eb historis\u00eb zikalt\u00ebr\u201d, shkroi Interi n\u00eb mesazhin e lamtumir\u00ebs, duke renditur sukseset e tij: \u201cKat\u00ebr tituj kampion\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100086","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100086","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100086"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100086\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100086"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100086"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100086"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}