{"id":100063,"date":"2026-09-18T17:48:30","date_gmt":"2026-09-18T17:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/18\/pse-bankat-evropiane-po-e-heqin-arin-e-tyre-nga-shba-te\/"},"modified":"2026-09-18T17:48:30","modified_gmt":"2026-09-18T17:48:30","slug":"pse-bankat-evropiane-po-e-heqin-arin-e-tyre-nga-shba-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/18\/pse-bankat-evropiane-po-e-heqin-arin-e-tyre-nga-shba-te\/","title":{"rendered":"Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-t\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Fort Knox, kompleksi i fortifikuar n\u00eb shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave t\u00eb arit t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, \u00ebsht\u00eb sinonim i siguris\u00eb maksimale. Shprehja \u201csi Fort Knox\u201d p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e sigurt dhe e mbrojtur mir\u00eb. Megjithat\u00eb perceptimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara si nj\u00eb vend i sigurt p\u00ebr ruajtjen e arit duket se po zbehet.<\/p>\n<p>Vendimi i fundit i bank\u00ebs qendrore holandeze p\u00ebr t\u00eb zhvendosur rreth 86 ton\u00eb ar nga Nju-Jorku n\u00eb Lond\u00ebr nxori n\u00eb pah shqet\u00ebsimet n\u00eb rritje t\u00eb disa qeverive lidhur me ruajtjen e aseteve strategjike n\u00eb SHBA-t\u00eb dhe n\u00ebse ato do t\u00eb mund t\u00eb ishin leht\u00ebsisht t\u00eb aksesueshme n\u00eb rast krize.<\/p>\n<p>De Nederlandsche Bank (DNB) p\u00ebrmendi \u201cpaq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb gjeopolitike\u201d si arsye dhe tha se shp\u00ebrndarja e arit n\u00eb vende me juridiksione t\u00eb ndryshme do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte \u201cgatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr kriza\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Franca hoqi t\u00eb gjith\u00eb arin e saj q\u00eb kishte mbetur n\u00eb Rezerv\u00ebn Federale t\u00eb Nju-Jorkut midis korrikut 2025 dhe janarit 2026. Megjithat\u00eb guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Franc\u00ebs, Fran\u00e7ois Villeroy de Galhau, deklaroi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se vendimi nuk kishte motive politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa politikan\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Itali, vende q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb respektivisht rezervat e dyta dhe t\u00eb treta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb arit n\u00eb bot\u00eb, kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb edhe ari i vendeve t\u00eb tyre t\u00eb t\u00ebrhiqet nga SHBA-t\u00eb. K\u00ebto thirrje vijn\u00eb mes shqet\u00ebsimeve p\u00ebr politik\u00ebn e paparashikueshme t\u00eb administrat\u00ebs Trump dhe q\u00ebndrimit gjithnj\u00eb e m\u00eb kritik t\u00eb saj ndaj Bashkimit Evropian, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr t\u00eb aneksuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb tij n\u00eb Grenland\u00eb.<\/p>\n<p>Sebastien Tillett, analist n\u00eb Oxford Economics, thot\u00eb se p\u00ebr bankat qendrore evropiane, sekuestrimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i aseteve t\u00eb tyre p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201crrezik jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vog\u00ebl\u201d. Megjithat\u00eb, sipas tij, po shtohen shqet\u00ebsimet p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e qasjes s\u00eb shpejt\u00eb te k\u00ebto asete n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb pasigurie gjeopolitike.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se asetet e mbajtura n\u00eb nj\u00eb juridiksion tjet\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb paarritshme n\u00eb nj\u00eb skenar ekstrem sanksionesh, problemesh ligjore ose krizash gjeopolitike\u201d, tha ai p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Krishnan Gopaul nga K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Arit (World Gold Council) thot\u00eb se, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, bankat qendrore n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb bler\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ar q\u00eb nga kriza financiare globale e vitit 2008 dhe po i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb rritje vendit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ruajtjes s\u00eb tij. Si rezultat \u00e7mimet e arit kan\u00eb arritur nivele rekord.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sondazh i fundit i K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Arit tregoi se bankat qendrore kan\u00eb shtuar mesatarisht 1 mij\u00eb ton\u00eb ar n\u00eb vit gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, krahasuar me nj\u00eb mesatare prej 500 ton\u00ebsh n\u00eb vit gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Sipas Gopaul kriza financiare globale e vitit 2008 u pasua nga kriza e borxhit sovran n\u00eb eurozon\u00eb, m\u00eb pas nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krizash politike, pandemia dhe trazira t\u00eb vazhdueshme gjeopolitike e konflikte. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ari t\u00eb fitoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb re si nj\u00eb aset i sigurt n\u00eb koh\u00eb pasigurie.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit kan\u00eb ekzistuar, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, pyetje dhe shqet\u00ebsime lidhur me sistemin financiar global dhe gjendjen e gjeopolitik\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Zhvendosja e arit proces kompleks, i rreziksh\u00ebm dhe i kushtuesh\u00ebm<\/p>\n<p>Vendimet e Holand\u00ebs dhe Franc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvendosur arin e tyre nga SHBA-t\u00eb drejt Evrop\u00ebs tregojn\u00eb se tani v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar jo vet\u00ebm te sasia e rezervave, por edhe te vendndodhja e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren shpejt dhe leht\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb re.<\/p>\n<p>Bankat qendrore, qeverit\u00eb dhe fondet sovrane t\u00eb pasuris\u00eb mbajn\u00eb rezerva fizike ari n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Zhvendosja e tij mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb kompleks, i rreziksh\u00ebm dhe i kushtuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa mund\u00ebsia p\u00ebr ta shitur ose shk\u00ebmbyer me valuta apo asete t\u00eb tjera varet shpesh nga vendi ku ruhet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fort Knox, kompleksi i fortifikuar n\u00eb shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave t\u00eb arit t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, \u00ebsht\u00eb sinonim i siguris\u00eb maksimale. Shprehja \u201csi Fort Knox\u201d p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e sigurt dhe e mbrojtur mir\u00eb. Megjithat\u00eb perceptimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara si nj\u00eb vend i sigurt p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100063","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100063\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}