{"id":100049,"date":"2026-09-18T14:48:11","date_gmt":"2026-09-18T14:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/18\/nga-lazarati-te-kanadaja-si-po-ndryshon-trafikimi-i-kanabisit-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-09-18T14:48:11","modified_gmt":"2026-09-18T14:48:11","slug":"nga-lazarati-te-kanadaja-si-po-ndryshon-trafikimi-i-kanabisit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/18\/nga-lazarati-te-kanadaja-si-po-ndryshon-trafikimi-i-kanabisit-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Brenda 19 dit\u00ebsh, autoritetet shqiptare sekuestruan n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe aeroportin e Rinasit tre ngarkesa me 233.7 kilogram\u00eb kanabis t\u00eb trafikuar nga Kanadaja, me nj\u00eb vler\u00eb tregu prej t\u00eb pakt\u00ebn 2.45 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Automjetet e importuara dhe valixhet e udh\u00ebtar\u00ebve u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fshehur drog\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, Europol e konsideronte Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb prej burimeve kryesore t\u00eb kanabisit q\u00eb trafikohej drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Lazarati, nj\u00eb fshat pran\u00eb Gjirokastr\u00ebs, n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i njohur p\u00ebr kultivimin masiv t\u00eb kanabisit deri n\u00eb nd\u00ebrhyrjen policore t\u00eb vitit 2014, ishte etiketuar gjer\u00ebsisht n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare si \u201ckryeqyteti europian i kanabisit\u201d.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vend kultivues dhe eksportues i bim\u00ebs narkotike.<\/p>\n<p>Brenda vet\u00ebm 19 dit\u00ebsh, nga 22 gushti deri m\u00eb 9 shtator, Policia e Shtetit sekuestroi tre ngarkesa me 233.7 kilogram\u00eb kanabis t\u00eb nisura nga Kanadaja.<\/p>\n<p>Dy prej ngarkesave, me nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb kombinuar prej 187.7 kilogram\u00ebsh dhe vler\u00eb tregu rreth 2.2 milion\u00eb euro, mb\u00ebrrit\u00ebn me kontejner\u00eb n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit, ku automjete t\u00eb blera n\u00eb Kanada dyshohet se u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr fshehjen e drog\u00ebs. Nj\u00eb ngarkes\u00eb tjet\u00ebr prej 46 kilogram\u00ebsh u kap n\u00eb aeroportin e Rinasit, e fshehur n\u00eb valixhe.<\/p>\n<p>Sekuestrimet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb prirjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb tregun europian t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Agjencia e Bashkimit Europian p\u00ebr Drogat, EUDA, ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr rritjen e sasive t\u00eb kanabisit bimor q\u00eb trafikohen drejt Europ\u00ebs nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas agjencis\u00eb, kjo prirje lidhet me mbiprodhimin, konkurrenc\u00ebn dhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb tregun e Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Kanadaja legalizoi prodhimin, shitjen dhe p\u00ebrdorimin e kanabisit p\u00ebr t\u00eb rriturit n\u00eb vitin 2018, por eksportimi i tij jasht\u00eb kanaleve t\u00eb autorizuara mbetet i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kanabisi ka vijuar t\u00eb z\u00ebr\u00eb pesh\u00ebn kryesore n\u00eb sekuestrimet e l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2026. Sipas bilanceve mujore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebrve\u00e7 rasteve t\u00eb importit nga Kanadaja, vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb vitit u sekuestruan mbi 736 kilogram\u00eb kanabis \u2013 rreth 186 kg n\u00eb janar, 490 kg n\u00eb shkurt, mbi 50 kg n\u00eb mars dhe rreth 10 kg n\u00eb prill.<\/p>\n<p><strong>\u2018Gelato\u2019 nga Kanadaja<\/strong><\/p>\n<p>Dy ngarkesat e kapura n\u00eb Durr\u00ebs m\u00eb 22 gusht dhe 9 shtator p\u00ebrmbanin n\u00eb total 187.7 kilogram\u00eb Cannabis sativa, t\u00eb llojit q\u00eb n\u00eb treg njihet si \u201cGelato\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb substanc\u00ebs psikoaktive tetrahidrokanabinol, THC.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e lart\u00eb e THC-s\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb lloj kanabisi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, m\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm n\u00eb tregun ilegal.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, dy sasit\u00eb e sekuestruara n\u00eb Durr\u00ebs do t\u00eb arrinin s\u00eb bashku nj\u00eb vler\u00eb tregu prej rreth 2.2 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim nga Prokuroria e Durr\u00ebsit i tha BIRN-it, n\u00eb kushtet e anonimatit, se ky lloj kanabisi kultivohet zakonisht n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura, n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201csht\u00ebpi bari\u201d, ku kushtet e kultivimit mund t\u00eb kontrollohen p\u00ebr t\u00eb rritur p\u00ebrqendrimin e THC-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit burim, n\u00eb rastin e ngarkes\u00ebs s\u00eb par\u00eb automjeti ishte bler\u00eb n\u00eb Kanada dhe kishte si destinacion p\u00ebrfundimtar Kosov\u00ebn. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se shit\u00ebsi dhe bler\u00ebsi i deklaruar i automjetit ishin i nj\u00ebjti person, me shtet\u00ebsi kosovare dhe kanadeze.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 gusht, Policia e Shtetit njoftoi sekuestrimin e rreth 80 kilogram\u00ebve kanabis, me nj\u00eb vler\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb rreth 1 milion euro. Tre shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs u arrestuan, nd\u00ebrsa dy persona t\u00eb tjer\u00eb \u2013 nj\u00eb nga Kuk\u00ebsi dhe nj\u00eb shtetas kosovar me banim n\u00eb Kanada \u2013 u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, droga ishte siguruar n\u00eb Ontario dhe ishte transportuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb e fshehur n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb modifikuar posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb automjet t\u00eb porositur n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Kanabisi ishte ndar\u00eb n\u00eb 127 pako, nd\u00ebrsa automjeti ishte transportuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb brenda nj\u00eb kontejneri detar.<\/p>\n<p>Hetuesit dyshojn\u00eb se personat e p\u00ebrfshir\u00eb kishin role t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb sigurimin, fshehjen, transportimin dhe m\u00eb pas shp\u00ebrndarjen e kanabisit nga Kanadaja drejt Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 28 gusht, nj\u00eb tjet\u00ebr ngarkes\u00eb kanabisi nga Kanadaja u kap k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit. Policia dhe autoritetet doganore gjet\u00ebn 89 pako me rreth 46 kilogram\u00eb Cannabis sativa, t\u00eb fshehura n\u00eb dy valixhe, me nj\u00eb vler\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb rreth 250 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb operacionin e koduar \u201cSuitcases\u201d, policia arrestoi nj\u00eb 34-vje\u00e7ar dhe procedoi penalisht dy gra. Sipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, hetimet po zhvillohen me metoda speciale p\u00ebr t\u00eb identifikuar persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shtator, nj\u00eb ngarkes\u00eb e tret\u00eb prej 107.7 kilogram\u00ebsh kanabis \u201cGelato\u201d u sekuestrua n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit. Policia e p\u00ebrllogariti vler\u00ebn e saj n\u00eb rreth 1.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ngarkesa u zbulua gjat\u00eb kontrollit t\u00eb nj\u00eb kontejneri t\u00eb ardhur nga Kanadaja, brenda t\u00eb cilit ndodheshin dy automjete dhe nj\u00eb kamper.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb modifikuara t\u00eb kamperit, t\u00eb mbuluara me veshje druri, policia gjeti 190 pako kanabis. Gjithashtu u sekuestruan 43 cigare elektronike, disa prej t\u00eb cilave mbanin etiketa q\u00eb deklaronin p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb THC.<\/p>\n<p>Dy persona u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Policia tha se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast droga dyshohej se ishte siguruar n\u00eb Kanada dhe m\u00eb pas ishte fshehur n\u00eb automjete t\u00eb blera atje p\u00ebr t\u2019u transportuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet vijojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar personat e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar destinacionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ngarkes\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb korridor i ri drejt Europ\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Rastet e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb vogla krahasuar me sasit\u00eb e kanabisit kanadez q\u00eb po kapen n\u00eb portet kryesore t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr Drogat, EUDA, gjat\u00eb vitit 2025 autoritetet sekuestruan rreth 21 ton\u00eb kanabis bimor n\u00eb Portin e Antverpit dhe po aq n\u00eb Roterdam, ku ngarkesat vinin kryesisht nga Kanadaja. Autoritetet belge raportuan se vet\u00ebm n\u00eb Antverp sasia e marihuan\u00ebs s\u00eb sekuestruar u rrit pothuajse pes\u00ebfish krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat e trafikut u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, kur autoritetet britanike zbuluan 12 ton\u00eb kanabis t\u00eb fshehur n\u00eb dy kontejner\u00eb t\u00eb nisur nga Kanadaja dhe t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Portin e Southampton-it. Border Force e cil\u00ebsoi ngarkes\u00ebn si sekuestrimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kanabisit t\u00eb kryer ndonj\u00ebher\u00eb nga kjo agjenci, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur prej 139 milion\u00eb paund\u00ebsh n\u00eb tregun ilegal.<\/p>\n<p>Edhe autoritetet kanadeze kan\u00eb shtuar kontrollet ndaj ngarkesave q\u00eb dalin nga vendi. N\u00eb shtator 2025, sh\u00ebrbimi kufitar kanadez, CBSA, sekuestroi n\u00eb Montreal 2.7 ton\u00eb kanabis n\u00eb dy ngarkesa detare me destinacion Britanin\u00eb e Madhe. Nj\u00ebra prej tyre, prej 2.55 ton\u00ebsh, ishte fshehur mes pakove me l\u00ebnd\u00eb drusore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb dy muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2026, CBSA dhe Policia Mbret\u00ebrore Kanadeze, RCMP, kap\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ton kanabis q\u00eb po largohej nga zona e Torontos. Mes ngarkesave t\u00eb zbuluara ishin 224 kilogram\u00eb me destinacion Gjermanin\u00eb dhe 7 kilogram\u00eb drejt Holand\u00ebs, si dhe dy ngarkesa ajrore prej 72 dhe 61.5 kilogram\u00ebsh drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Autoritetet kanadeze e lidhin kontraband\u00ebn e kanabisit me rrjetet e krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar. CBSA paralajm\u00ebron se t\u00eb ardhurat nga shitja e tij p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb financuar aktivitete t\u00eb tjera kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb trafikimin e narkotik\u00ebve dhe arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Rritja e ngarkesave ka sjell\u00eb edhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb mes dy an\u00ebve t\u00eb Atlantikut. N\u00eb qershor, autoritetet doganore t\u00eb Kanadas\u00eb, Holand\u00ebs, Belgjik\u00ebs dhe Franc\u00ebs n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni dhe operacione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kund\u00ebr trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidentja e CBSA-s\u00eb, Erin O\u2019Gorman, tha se rrjetet kriminale po b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb afta n\u00eb shfryt\u00ebzimin e korridoreve mes Kanadas\u00eb dhe Europ\u00ebs, nd\u00ebrsa drejtuesit e doganave europiane e cil\u00ebsuan rritjen e ngarkesave t\u00eb kanabisit drejt BE-s\u00eb si nj\u00eb prej arsyeve kryesore p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit me Otav\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr autoritetet europiane, sekuestrimet e viteve t\u00eb fundit tregojn\u00eb se harta tradicionale e furnizimit me kanabis po ndryshon. P\u00ebrve\u00e7 prodhimit brenda Europ\u00ebs dhe rrug\u00ebve t\u00eb vjetra nga Afrika e Veriut dhe Ballkani, portet europiane po p\u00ebrballen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kalojn\u00eb Atlantikun n\u00eb kontejner\u00eb tregtar\u00eb \u2013 nj\u00eb metod\u00eb e p\u00ebrdorur edhe n\u00eb dy rastet e zbuluara n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nga-lazarati-te-kanadaja\/\">Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Brenda 19 dit\u00ebsh, autoritetet shqiptare sekuestruan n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe aeroportin e Rinasit tre ngarkesa me 233.7 kilogram\u00eb kanabis t\u00eb trafikuar nga Kanadaja, me nj\u00eb vler\u00eb tregu prej t\u00eb pakt\u00ebn 2.45 milion\u00eb eurosh. Automjetet e importuara dhe valixhet e udh\u00ebtar\u00ebve u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fshehur drog\u00ebn. Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, Europol e konsideronte Shqip\u00ebrin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100049","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100049\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}