Parullat në protestën e 109 kundër Ramës: Rruga jote të çon në SPAK dhe në burg

Edhe në ditën e 109-të të protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke shprehur kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Në njërën prej pankartave të shfaqura gjatë protestës, Rama paraqitet në rolin e një “trajneri”, ndërsa krahas tij shfaqen karrige të etiketuara me funksione të ndryshme qeveritare.

Në pankartë shkruhet: “Mburrësh si ‘trajner’ i madh, por lojtarët i ke në QELLI, ‘prania besnike’ e popullit në shesh po të mund në hajdutëri!”

Më tej, pankarta përmban mesazhin: “Asnjë trajner në histori nuk rri në stol me këtë turp, dorëheqja është minimumi, se rruga jote çon në SPAK dhe në burg.”
Mesazhet e protestuesve vijnë në kuadër të protestës së 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimet e tyre përmes pankartave dhe deklaratave publike.

gijotina.com/

The post Parullat në protestën e 109 kundër Ramës: Rruga jote të çon në SPAK dhe në burg appeared first on GIJOTINA.