Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve

Një 52-vjeçar, i identifikuar si Elton Shllaku me profesion avokat, është plagosur me armë zjarri në dorë pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Policia bën me dije se autori i dyshuar për ngjarjen është Fatmir Ferhati, 61-vjeç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet për kapjen e autorit, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nuk dihet nëse shkak për këtë ngjarje është bërë puna e avokatit, apo ka pasur një konflikt për motive të tjera.

gijotina.com/

The post Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve appeared first on GIJOTINA.