Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësi ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e bëjnë përgjegjës për situatën e krijuar pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër Kurtit, përfshirë “Albin, hajde poshtë”.
Protestuesit e akuzojnë kryeministrin se nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë procesit gjyqësor në Hagë.
Më herët, një protestë e ngjashme u zhvillua pranë ndërtesës së EULEX-it në zonën industriale të Prishtinës, ku gjithashtu u hodhën gurë në drejtim të godinës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit.
Protestat zhvillohen pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që variojnë nga 13 deri në 25 vite burgim.
Situata në Prishtinë mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës apo dëmtimit të pronës.
gijotina.com/
The post Protestuesit gjuajnë me gurë selinë e Qeverisë pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së appeared first on GIJOTINA.