Trupi gjykues konstatoi se, ndërmjet prillit të vitit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe në një rreth në Shqipëri, pjesëtarë të UÇK-së kryen veprime që çuan në vrasjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.
“Vrasja e paligjshme si krim luftë, trupi gjykues shprehet se në 12 komuna në Kosova dhe në një vendndodhje në veri të Shqipërisë, u kryen veprime ose mos veprime që çuan në vdekjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë në luftime”, u shpreh ai.
Sipas gjykatësit Charles Smith, disa prej serbëve kishin thonj të shkulur dhe gjymtyrë të thyera si pasojë e keqtrajtimit. Ai tha se disa vazhdojnë të kenë dhimbje edhe sot ose nuk janë në gjendje të ecin.
Smith shtoi se shumë dëshmitarë kanë folur edhe për pasojat afatgjata, duke përmendur depresionin dhe problemet me gjumin.
Në vijim, ai tha se shumë prej serbëve të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk mund të qëndronin në këmbë, ndërsa disa humbën jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së. Ai shtoi se atyre u ishin shkaktuar edhe vuajtje psikologjike.