Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun

Në protestën e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke ironizuar qeverinë dhe zhvillimet e fundit politike.

Një prej pankartave i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke vënë në fokus edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Rama jashtë – problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë – problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”, shkruhet në pankartë.

Mesazhet e protestuesve shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë, ndërsa pankartat kanë shërbyer edhe si një formë ironie ndaj zhvillimeve të fundit politike.

gijotina.com/

The post Parullat pikante të protestës, qytetarët ironizojnë Ramën dhe Ballukun appeared first on GIJOTINA.