Një ngjarje skandaloze është regjistruar pasditen e djeshme në Napoli të Italisë, ku Edi Rama ka sulmuar dhe kërcënuar një emigrant shqiptar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Rama ka sulmuar me thonj në qafë emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit.
Pas kësaj deklarate dhe pas një sharje që emigranti ka bërë, Rama e ka kapur për qafe gjatë zbritjes nga avioni, dhe e ka dorëzuar të riun te policia italiane, duke pretenduar se e ka shqetësuar.
Në pamje, Rama dhe i riu shihen duke zbritur së bashku nga shkallët e avionit. Gjatë zbritjes, kryeministri shihet teksa i vendos dorën në pjesën e qafës së të riut dhe vijon ta mbajë deri në fund të shkallëve, ku ndodhen efektivë të policisë italiane.
Menjëherë pas zbritjes, Rama ia dorëzon të riun policëve, të cilët e shoqërojnë drejt një automjeti.
Në videon e siguruar nuk dëgjohet komunikimi mes tyre, ndaj nuk mund të përcaktohet nga pamjet se çfarë i është thënë kryeministrit apo çfarë ka ndodhur përpara momentit të filmuar.
Sipas dëshmitarit që na dërgoi videon, Fabjan Peka e ka sharë Ramën gjatë zbritjes nga avioni. Ndërkohë, në media po qarkullon edhe një tjetër version, sipas të cilit i riu i ka thënë kryeministrit: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”.
The post “Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane appeared first on GIJOTINA.