Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31°C në zonat bregdetare. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk priten reshje, ndërsa era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare.
Në zonat bregdetare temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 31°C, ndërsa në vendet e ulëta pritet të shënohen vlera nga 15°C deri në 30°C.
Në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 25°C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore pritet që për momente të jetë e fortë.
The post Parashikimi i motit për sot, 14 Shtator 2026 appeared first on GIJOTINA.