Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin nga PDK-ja

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet.

Nga komuniteti serb, në postin e nënkryetares është zgjedhur Tanja Vujoviq, e cila mori 62 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime.

Ndërsa nga komunitetet joshumicë, nënkryetare u zgjodh Emilija Rexhepi, me 70 vota pro dhe 7 abstenime.

Me zgjedhjen e tyre kryetarja Albulena Haxhiu përmbylli procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.