Ashtu sikurse kanë paralajmëruar, qindra emigrantë kanë mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar qytetarëve që protestojnë prej më shumë se 3 muajsh në sheshin para Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në pamje, shihen një autokolonë e gjatë e emigrantëve që po udhëtojnë për të qenë të pranishëm pasditen e sotme në shesh.
Protesta është paralajmëruar si një prej tubimeve më të mëdha, ndërsa pjesëmarrja e diasporës shihet si një mesazh i fortë kundër qeverisë dhe një dëshmi e mobilizimit të shqiptarëve edhe jashtë vendit.
The post Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh appeared first on GIJOTINA.