Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore.

Lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari të identifikuar si Mariglen Lala, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Njoftimi i policise

Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

The post Vendoset eksploziv në derën e një banese, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri) appeared first on GIJOTINA.