“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft dramatike dhe në Korçë, në një stadium të mbushur ku nuk ka munguar entuziazmi por edhe momentet e tensionit mes tifozerive.

Sfida nisi më mirë për Tiranën që fitoi penallti, por e pa t’u kthehej më pas nga kryesori pas verifikimit me VAR të pamjeve.

Megjithatë, bardheblutë nuk vonuan të gjenin golin e parë me Ndong, pas disa daljeve të mira në krahë.

Skënderbeu u zgjua me kalimin e minutave dhe sulmoi sidomos në pjesën e dytë, duke kërkuar barazimin të cilin më në fund e gjeti me Baba Musa.

Më pas, një karton i kuq i Kollej, la Tiranën me 10 lojtarë dhe në fund ishte Skënderbeu që kërkoi golin e dytë, por pa sukses, duke bërë që sfida të mbyllej me shifrat 1-1.

The post “Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë appeared first on GIJOTINA.