Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit.

Një i ri, rreth 25 vjeç, është plagosur me thikë, në rrethana ende të pazbardhura dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se i riu është plagosur me thikë në këmbë.

Pak minuta pas ngjarjes është shoqëruar në polici autori i plagosjes.

Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurit dhe autorit të krimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve, ndërsa pritet të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.

 

The post Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori appeared first on GIJOTINA.