Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

42 ditë në protestë kanë shënuar mbrëmjen e së enjtes banorët e Divjakës.

Edhe pse të vegjël në numër, protestuesit vazhdojnë që ftesën e tyre kundër projektit të PS për reformën administrative territoriale, që e bashkon Divjakën me Lushnjen.

Folësve këtë të enjte i është bashkuar edhe ish-drejtori i parkut Divjakë Karavasta, Ardjan Koçi, i cili disa vite më parë dha dorëheqjen pas presioneve që pati në lidhje me detyrën, pasi nuk pranonte të ndiqte urdhrat e ministres për të lejuar ndërtimet në parkun e Divjakës.

Ai ka ardhur enkas nga Gjermania për të mbështetur këtë protestë duke goditur me fjalët e tij qeverinë dhe drejtuesit e saj vendorë.

Marshimi i protestuesve në rrugët e qytetit mbylli dhe ditën e 42-të të protestës në Divjakë.

The post Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën appeared first on GIJOTINA.