Analisti Fatos Lubonja: “Rama është në vështirësi, e ka humbur edhe legjitimimin ndërkombëtar

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe deklaratat e Arben Ahmetajt, duke deklaruar se sistemi qeverisës dhe kryeministri Rama ka humbur legjitimitetin.

Lubonja e cilësoi situatën si një “zullum të madh” që, tashmë po bëhet publik, duke deklaruar se edhe vete Rama shtë vendosur përballë një vështirësie të madhe.

“Ky zullumi i madh që po del hapur, i kanë dalë zorrët jashtë këtij sistemi, padyshim që vë në vështirësi. Edhe ata që janë më të paturpshmit siç është ky e vë në vështirësi. E ka humbur legjitimimin ndërkombëtar. Kanë hall gjeopolitik ndoshta, për ta futur Shqipërinë për shkak të luftës në Ukrainë”, deklaroi Lubonja.

Lubonja argumentoi se në kushtet e një demokracie funksionale, Rama do të kishte një mbështetje shumë më të ulët.

“Shumë mirë që dalin këto gjëra, sepse janë shqiptarët që vendosin. Ky zgjedhjet mund ti kontrollojë, por protesta dhe këto informacione që ka dhënë ky (Ahmetaj) e ka bërë detyrën.

Ka mbaruar historia, se nuk të voton më njëri, shkon te 2% po të ishe demokraci me këto që i kanë dalë këtij. Por ky ka ndërtuar një sistem që të vjedh votën dhe të manipulon votën. Këtu vijmë te rrethi vicioz, si tia bëjmë?! Por gjithsesi është ajo ideja që kur bëhet zullumi, zullumi këputet duke u trashuar, është trashur shumë”, tha Lubonja për News24.

 

 

 

The post Analisti Fatos Lubonja: “Rama është në vështirësi, e ka humbur edhe legjitimimin ndërkombëtar appeared first on GIJOTINA.