Kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka folur në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ku ka komentuar protestat dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Qori u shpreh se qëllimi i protestave është rrëzimi i qeverisë dhe, më pas, edhe i Kuvendit, pasi sipas tij, parlamenti aktual nuk ka më legjitimitet.
“Protestat kërkojnë rënien e qeverisë. Me rënien e qeverisë, duhet të bjerë ky Kuvend. Ky parlament dhe jo shumicë nuk e ka më legjitimitetin. Shoqëria ka ndryshuar dhe shumica ka ndryshuar. Nëse mbahen sot zgjedhjet, Rama nuk merr dot më shumicën. E kam bindjen, se po shohim një shoqëri më aktive. Sot më shumë se të pakënaqur, ka shumë reagim. Çfarë sakrifice bëjmë për të marrë pjesë në protestë, 3 orë nga jeta jote në kohën më të përshtatshme të ditës, për t’u angazhuar në protestë. Pra, kjo është masë kritike që nuk kthehet pas më dhe ka fitoren e vetë.” pohoi ai.
Duke folur për sloganet e protestuesve, Qori tha se thirrjet për burgosjen e Ramës dhe Berishës janë aktuale dhe, sipas tij, shprehin atë që kërkojnë shqiptarët.
“Kjo është një thirrje e vjetër, që nuk i përket protestës. Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’, është thirrje aktuale, që e duan shqiptarët. Ajo që po ndodh është se çdo njeri që ka vullnet të mirë, duhet të bashkohet në protestë. Nuk duam ujdi pazaresh mes kryetarëve të partive. Këtë gjë e neveris. Mund të ndodhë të krijohet një parti politike nga protesta. Por qëllimi është që të rrëzojmë këtë që kemi. Është qeveri e përbindshme! Ne duam një proces të ri politik për t’u kurorëzuar me zgjedhjet e parakohshme. Qëllimi është që të rrëzojmë qeverinë!”, tha ai.
The post Krijimi e një partie të re nga protesta apo aleancë me opozitën? Arlind Qori i prerë: S’duam ujdi kryetarësh appeared first on GIJOTINA.