Ngjarja sonte në Laprakë, emrat e dy të rinjve të plagosur, nuk dihen autorët

Dalin emrat e dy të plagosurve me armë në Laprakë, Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri

Dy burrat u paraqitën të plagosur me armë zjarri rreth orës 21:20. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur te “Fusha” në Laprakë, ndërsa autorët dhe motivi mbeten ende të paqartë

Tiranë – Kanë dalë emrat e dy personave që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Të plagosurit janë Bledar Dauti, rreth 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, rreth 35 vjeç.

Të dy janë paraqitur në spital rreth orës 21:20, me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e njohur si “Fusha”, në Laprakë.

Ende nuk është bërë e qartë dinamika e përplasjes, nëse dy burrat kanë qenë së bashku në momentin e të shtënave, si dhe kush ka qëlluar ndaj tyre.

Po kështu, nuk dihet ende motivi i ngjarjes dhe numri i personave që mund të jenë përfshirë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar vendin e saktë ku janë qëlluar Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, për të rindërtuar lëvizjet e tyre para plagosjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët.

gijotina.com/

The post Ngjarja sonte në Laprakë, emrat e dy të rinjve të plagosur, nuk dihen autorët appeared first on GIJOTINA.