Pas organizimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë.
Marshimi vijon me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”. Qytetarët protestojnë prej 97 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se më herët u liruan 14 protestues të cilët u arrestuan pas tensioneve te Kryeministria.
Një prej pankartave të protestuesve i referohet arrestimeve të aktivistëve dhe të rinjve gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit bllokuan për rreth dy orë një prej hyrjeve të Kryeministrisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij.
“Kush arreston rininë dhe popullin e vet, tregon se ka frikë – dhe fundin e pushtetit pret!”, shkruhet në pankartë.
Një tjetër mesazh lidhet me bllokimin e disa llogarive në rrjetin social Instagram, mes tyre edhe profile të aktivistëve, qytetarëve dhe personave që kanë shprehur mbështetje për protestën.
“Në Instagram na bllokove me ‘bot’, por këtë shesh nuk e ndal dot!”, thuhet në pankartë.
Protestuesit kanë përcjellë edhe mesazhe që lidhen me standardet evropiane dhe kërkesën për një Shqipëri që, sipas tyre, duhet të përmbushë këto standarde.
“97, European standards. Every day” dhe “97, Shqipëria meriton standarde”, janë disa prej pankartave të tjera të shfaqura në protestën e sotme.
gijotina.com/
The post “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët: Arrestoni Ramën appeared first on GIJOTINA.