Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

Propozimet e Edi Ramës për ndryshimin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kanë mbërritur në Presidencë për dekretim.

Rama ka propozuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres dhe emërimin e deputetes së Partisë Socialiste, Klodiana Spahiut, si ministre e re e Shëndetësisë.

Lajmi për emërimin e Spahiut është raportuar sot, 3 shtator 2026.

Pas mbërritjes së propozimeve nga Kryeministri, procedura kalon tashmë në Presidencë.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka në dispozicion 7 ditë për të dekretuar ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë.

The post Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin appeared first on GIJOTINA.