Aksident në Tiranë! Punëtori bie nga shtylla gjatë instalimit të linjës së internetit, përfundon në spital

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni ka mbetur i dëmtuar pas rënies nga lartësia e një shtylle, teksa po punonte për instalimin e një linje interneti.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shtylla gjatë punës.

50-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 10:30, në rrugën ‘Shote Galica’, dyshohet se gjatë punës për instalimin e linjës së internetit, ka rënë nga lartësia e një shtylle shtetasi I. D., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie telekomunikacioni. Shtetasi I. D. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,- thuhej në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

The post Aksident në Tiranë! Punëtori bie nga shtylla gjatë instalimit të linjës së internetit, përfundon në spital appeared first on GIJOTINA.