Vjen edhe goli i parë me ekipin e ri, Mirlind Daku “shpërthen” në Rusi

Mirlind Daku ka nisur të lërë gjurmën e tij te Spartak Moska. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot golin e parë me skuadrën e re në kampionatin rus, vetëm pak javë pasi u transferua nga Rubin Kazan.

Daku u bë protagonist në pjesën e dytë të sfidës kundër Orenburgut, me ndeshjen që po zhvillohej në stadiumin e Spartakut.

Në minutën e 76-të, Spartak fitoi një penallti dhe topi përfundoi në duart e Dakut. Edhe pse fillimisht disa prej lojtarëve vendas dukeshin të gatshëm për ta ekzekutuar, ata ia besuan goditjen sulmuesit shqiptar.

Daku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe me një ekzekutim të qetë dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur përkohësisht shifrat 1-1.

Ky ishte goli i parë i shqiptarit me fanellën e Spartak Moskës, një moment i rëndësishëm për të pas transferimit të tij në kryeqytetin rus.

Pas golit, Daku nuk arriti ta shijonte gjatë festimin. Lojtarët e Spartakut kërkonin të rikthenin sa më shpejt topin në lojë, pasi synonin të shkonin për përmbysjen dhe fitoren.

1-1 Daku
(https://t.co/SdQAQiO3zM) pic.twitter.com/ieZ8eSQZ2l

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 30, 2026

The post Vjen edhe goli i parë me ekipin e ri, Mirlind Daku “shpërthen” në Rusi appeared first on GIJOTINA.