Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

Është arrestuar në Londër Korado Gështënja, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Arrestimi i Gështënjës është kryer nga autoritetet britanike me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë qëndrimit në Angli, Korado Gështënja dyshohet se përdorte një identitet të rremë, me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit nga autoritetet.

Sipas raportimeve nga dosja e SPAK rezulton se Korado Gështenja ishte pjesë e vëzhgimit dhe më pas rrëmbimit të Jan Prengës. Ai u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak, ku edhe u pa për herë të fundit.

Sipas hetimeve, ai u mbajt peng dhe u torturua, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Prokuroria ka provuar se rrëmbimi i Jan Prengës ishte porositur si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi.

The post Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit appeared first on GIJOTINA.