U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit

Një shtetas që vuante dënimin në burgun e Fierit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Burime pranë IEVP Fier thonë se shtetasi 49-vjeçari kishte kërkuar ndihmën mjekësore teksa ndodhej brenda qelisë dhe ka humbur ndjenjat pasi u transferua ne infermieri.

Menjëherë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Fierit, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Ka nisur hetimi për të zbardhur rrethanat e vdekjes së të dënuarit.

Ai ishte transferuar disa muaj më parë nga burgu 313 i Tiranës dhe ishte dënuar nga GJKKO për pastrim të produkteve të veprës penale me 10 vjet burg.

The post U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit appeared first on GIJOTINA.