Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani transferohet në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi

Pritjes i ka ardhur fundi, Kristjan Asllani është lojtari më  i ri i Al-Jazera në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është raportimi i fundit që vjen nga gazetari sportiv i mirënjohur, Fabrizio Romano.

Fillimisht, shqiptari i bashkohet Al-Jazera-s me “formulë” huazimi nga kampionët e Serie A.

Në këtë marrëveshjen, klubi i Lindjes së Mesme do paguaj në arkat e Interit 2 milionë euro për huazim, ndërsa në fund të sezonit do blihet përfundimisht kartoni i elbasanasit prej 6.5 milionë euro.

Detajet personale, pra paga dhe kontrata e shqiptarit nuk bëhet të ditura.

The post Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani transferohet në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi appeared first on GIJOTINA.