Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

Një turiste gjermane i është bashkuar protestës qytetare kundër qeverisë dhe ka shprehur mbështetjen e saj për protestuesit.

Ajo tha se Shqipëria është një vend i dashur për njerëzit nga vende të ndryshme të botës dhe se e ka ndjekur protestën edhe në Gjermani.

Më tej ajo u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vijojnë qëndresën dhe të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Vij këtu prej 20 vitesh. Njerëz nga vendi im, nga e gjithë bota, e duan vendin tuaj. E kam ndjekur protestën tuaj në Gjermani dhe thosha që këta njerëz janë guximtarë, po qëndrojnë për idealet e tyre. Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë”, tha ajo gjatë fjalës së saj.

 

The post Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë appeared first on GIJOTINA.