Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas

Manchester City ka mposhtur me përmbysje Bournemouth, në ndeshjen e vlefshme të javës së parë të Premier League. Sfida e zhvilluar në “Ettihad Stadium” përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të “Qytetarëve”.

Ishin miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 26-të dhe me epërsinë e Bournemouth u mbyll dhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, përpjekjet e “bluve” të Manchesterit nuk u ndalën, teksa golat erdhën vetëm në 10 minutat e fundit. Ishte fillimisht Guehi në të 84-të, përpara se Gvardiol t’u jepte të tijëve tri pikët e çmuara.

Kështu Enzo Maresca e nis me fitore sezonin e tij te Manchester City, edhe pse me pak vuajtje për shkak se u desh të përmbysej rezultati.

Sakaq, në anën tjetër, Aston Villa është mposhtur me poker golash në transfertën e Brighton, 4-0. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e parë nga Lindelof (autogol), De Cuyper, dhe dopieta e Hinshelwood.

 

The post Përmbysje e “çmendur” nga Manchester City, fitore në “frymën e fundit” për ekipin e Enzo Marescas appeared first on GIJOTINA.