Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Ky është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi Athinën. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin shqiptar Altin Allmuça, i cili dyshohet se ka vrarë partneren e tij 45-vjeçare, Lulieta Obzova, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur një konflikt jashtë hyrjes së pallatit ku banonin, ku Allmuça dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë ndaj 45-vjeçares.

Pas krimit, 48-vjeçari dyshohet se ka përdorur të njëjtën armë për të qëlluar veten në kokë. Arma është gjetur pranë trupave, ndërsa mjeku ligjor ka vlerësuar paraprakisht se bëhet fjalë për një vrasje të ndjekur nga vetëvrasja. Kamerat e sigurisë së pallatit pritet të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Sipas mediave greke, marrëdhënia mes çiftit ishte shoqëruar me konflikte dhe xhelozia dyshohet si një prej shkaqeve të mundshme të tragjedisë. Allmuça merrej me boks, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Deri tani nuk është konfirmuar nëse dy viktimat ishin të martuar, por bëhet fjalë për një marrëdhënie në çift.

Dëshmitë

Dyshimet e bërë janë për një akt vrasje nga ana e burrit, i cili mendohet se ka pritur të dashurën 45-vjeçare që të dalë nga pallati dhe pas një debati, ai e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Më pas burri ka qëlluar me armë edhe veten në kokë.

Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri, me një diferencë disa sekonda nga njëra tjetra.

“Isha duke fjetur në shtëpi, por nuk isha në gjumë të thellë. Papritmas dëgjuam 3 zhurma shumë të forta, për të cilat nuk e dinim nëse ishin të shtëna me armë zjarri.

Ata nuk reagonin, pati një hendek prej disa sekondash. Pas pak u dëgjua sirena e makinës së patrullës. Nuk e kuptova çfarë ndodhi. Nuk më shkoi ndërmend se ishte një e shtënë me armë zjarri”, përshkruan ngjarjen një banor i pallatit.

The post Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi appeared first on GIJOTINA.