Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Vijojnë aksidentet rrugore në Durrës. Një 28-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe, sipas informacioneve paraprake, i riu ka pësuar dëmtime të rënda.

Ai ndodhet aktualisht në sallën e operacionit në Spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 28-vjeçari pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

The post Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë appeared first on GIJOTINA.