Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të së mërkurës në Brazil, ku një autobus dhe një kamion u përplasën në një autostradë, në shtetin Paraná.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 23 persona kanë humbur jetën, mes tyre drejtuesi i kamionit dhe 22 pasagjerë.

Pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.

Autobusi i përkiste Shërbimit Shëndetësor të Bashkisë Imbituva dhe po transportonte pacientë drejt spitaleve.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa të dhënat paraprake dyshojnë se kamioni mund të ketë kaluar në korsinë e kundërt.

The post Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur appeared first on GIJOTINA.