Kaos në Portin e Vlorës/ Mungon energjia elektrike, 700 pasagjerë dhe 180 automjete në pritje

Prej një ore mungesa e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve në portin e Vlorës.

Sipas informacioneve ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.

Situata ka sjellë vonesa dhe radhë të gjata, ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e automjeteve kanë mbetur në pritje të rikthimit të energjisë dhe rifillimit të procedurave të imbarkimit.

Autoritetet po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të normalitetit në Portin e Vlorës.

 

The post Kaos në Portin e Vlorës/ Mungon energjia elektrike, 700 pasagjerë dhe 180 automjete në pritje appeared first on GIJOTINA.