80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 80-të të tubimeve në Tiranë.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.

Protestat kanë vijuar për më shumë se dy muaj, ndërsa thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Rama, jep dorëheqjen”.

Tubimi nis me grumbullimin e qytetarëve në qendër të Tiranës, përpara se protestuesit t’i drejtohen Kryeministrisë.

Në ditët e fundit, pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej”, vijojnë drejt Kryeministrisë dhe më pas marshimi mund të vijojë në akset e përcaktuara nga organizatorët.

Itinerari mund të ndryshojë në varësi të zhvillimit të protestës dhe vendimeve në terren.

Protesta e sotme vjen një ditë pas tubimit të 79-të, ku qytetarët kërkuan sërish largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

Në ditët e mëparshme, marshimet kanë përfshirë edhe zona të tjera të Tiranës, ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë.

Ndërkohë, pritet që edhe sot pjesëmarrësit të shprehin kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit.

 

The post 80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend appeared first on GIJOTINA.