Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

Një shtetas francez rreth 20 vjeç është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ndërsa Policia dyshon se ai është vrarë me mjet prerës gjatë një konflikti.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali në Ksamil, është gjetur i pajetë shtetasi francez me inicialet M. M.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 20-vjeçari është goditur me mjet prerës, thikë, gjatë një konflikti për motive që Policia i cilëson të dobëta.

Si autor i dyshuar është identifikuar shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has. Sipas Policisë, ai është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

 

The post Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong appeared first on GIJOTINA.