Tërmet në juglindje të Shqipërisë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të publikuara, lëkundjet janë regjistruar në orën 09:36, me epiqendër rreth 7 kilometra në jug-juglindje të Korçës.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Lëkundjet janë regjistruar më 17 gusht 2026, ndërsa deri në këtë moment nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

 

The post Tërmet në juglindje të Shqipërisë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda appeared first on GIJOTINA.