Momente paniku te Bayerni, Jamal Musiala humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes miqësore

Momente shqetësuese janë regjistruar në fund të miqësores mes Bayern Munich dhe Leipzigut.

Jamal Musiala humbi ndjenjat në fushë, duke shkaktuar panik te bashkëlojtarët dhe stafin e skuadrës bavareze.

Gjermani u rrëzua në tokë dhe për disa momente dukej se kishte humbur vetëdijen.

Bashkëlojtari i tij i ri, Ismael Saibari, reagoi menjëherë duke kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Musiala mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u largua nga fusha në këmbët e tij.

Megjithatë, ylli gjerman dukej i tronditur pas incidentit.

Në minutën e 86-të, Musiala u zëvendësua nga talenti senegalez Bara Njie.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta pasi Musiala kishte shënuar golin e tretë të Bayern.

Asistimin për golin e gjermanit e dha pikërisht Saibari, në debutimin e tij me fanellën e Bayern.

Bavarezët triumfuan 3-1 ndaj Leipzigut në “Allianz Arena”, me Luis Diaz që hapi serinë e golave.

Leipzig arriti të barazonte përkohësisht, por Nathanael Brown dhe Musiala i dhanë fitoren Bayern.

Takimi ishte pjesë e përgatitjeve të kampionëve gjermanë për sezonin e ri.

Bayerni do të përballet me Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë fundjavën e ardhshme.

Sezonin e ri në Bundesligë, bavarezët do ta nisin më 28 gusht ndaj Stuttgartit.

 

 

 

 

The post Momente paniku te Bayerni, Jamal Musiala humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes miqësore appeared first on GIJOTINA.