Mesazh emocionues për Gjimshitin, tifozët e Atalantës përshëndesin kapitenin shqiptar: “Përulësi, djersë dhe sakrificë”

Berat Gjimshiti është larguar nga Atalanta pas një dekade në radhët e klubit italian, duke u transferuar drejt Arabisë Saudite, ku është bërë pjesë e Al Dirijah.

Futbollisti ka nisur aventurën e tij me klubin e ri dhe nuk ka mundur t’u japë lamtumirën tifozëve të Atalantës para largimit, pasi është nisur menjëherë drejt Lindjes së Mesme për të përgatitur debutimin e tij në kampionat.

Megjithatë, tifozët e Atalantës nuk e kanë harruar mbrojtësin shqiptar, i cili ka qenë një nga kapitenët e skuadrës dhe një prej figurave të rëndësishme të klubit në vitet e fundit.

Në miqësoren ndaj Atletik Bilbaos, ata shpalosën një mesazh të madh kushtuar pikërisht Gjimshitit.

“Nga mbijetesa jonë te kupa në Dublin. Përulësi, djersë dhe sakrificë si bergamask i vërtetë… si atalantin i vërtetë. Faleminderit, Berat!”, shkruhej në parullën e hapur nga tifozët e Atalantës.

The post Mesazh emocionues për Gjimshitin, tifozët e Atalantës përshëndesin kapitenin shqiptar: “Përulësi, djersë dhe sakrificë” appeared first on GIJOTINA.