Milani ul çmimin për Rafael Leaon, portugezi nuk është i bindur për kalimin në Turqi

Milani ka ulur kërkesat ekonomike për Rafael Leaon. Duke parë vështirësitë për të gjetur një blerës për sulmuesin portugez, klubi kuqezi ka vendosur që të ulë çmimin për kartonin e numrit 10.

Në fillim Leao vlerësohej rreth 60 milionë euro, më pas Milani zbriti në 40-45 milionë euro. Një lëvizje tani pritet nga Galatasaray, klubi i vetëm që vërtet ka shfaqur interes për këtë futbollist, ndërsa ditët e fundit e ka kthyer vëmendjen te Martinelli i Arsenal.

Leao ndërkohë nuk do të marrë pjesë në miqësoren që Milani do të luajë nesër kundër Manchester United, për shkak të një problemi muskulor.