Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton shkrirjen me Vlorën

Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në fokus ka qenë projekti për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Vlorës.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj nismës, duke kërkuar që njësia vendore të vijojë e pavarur.

Sipas Bellajt, ky bashkim do të cenonte drejtpërdrejt përfaqësimin e banorëve dhe do të dëmtonte zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Ai nërvijëzoi se Selenica gëzon identitetin, territorin dhe nevojat e saj specifike, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht një administrim më vete.

Në përmbyllje, kryebashkiaku deklaroi se do të vijojë të mbrojë interesat e komunitetit vendor duke kundërshtuar projektin në çdo hap. Ndërkohë, diskutimet mbi këtë riorganizim territorial pritet të vijojnë edhe gjatë konsultimeve të ardhshme me njësitë e tjera të prekura.

gijotina.com/

The post Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton shkrirjen me Vlorën appeared first on GIJOTINA.