Ka përfunduar pas katër orësh takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës këtë të mërkurë, ku në qendër të diskutimeve me kryetarët e bashkive ishte reforma e re administrativo-territoriale.
Në këtë mbledhje u shqyrtua drafti që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në 46 dhe riorganizimin e hartës vendore.
Në takimin e sotëm morën pjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohej nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Po ashtu i pranishëm në takim ishte edhe ministri Ervin Demo.
Ndërkohë, vendi është përfshirë nga protesta duke kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Gjatë mbledhjes ka pasur diskutime të ndryshme mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive.
Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë.
Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara.
Në takim mësohet se kanë qenë të pranishëm:
Kryetarja e Bashkisë Durrës
Kryetari i Bashkisë Shkodër
Kryetari i Bashkisë Kukës
Kryetari i Bashkisë Elbasan
Kryetari i Bashkisë Korçë
Kryetari i Bashkisë Berat
Kryetari i Bashkisë Vlorë
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
Kryetarja e Bashkisë Klos
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
Kryetarja e Bashkisë Dimal
Kryetari i Bashkisë Poliçan
Kryetari i Bashkisë Patos
Kryetari i Bashkisë Divjakë
Kryetari i Bashkisë Selenicë
Kryetari i Bashkisë Maliq
Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
Kryetari i Bashkisë Cërrik
Kryetari i Bashkisë Belsh
Kryetari i Bashkisë Libohovë
The post Përfundon pas 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës appeared first on GIJOTINA.