Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

Qeveria e Kolumbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare pas tërmetit me magnitudë 7.4, i cili goditi pjesën perëndimore të vendit dhe shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën.

Tërmeti goditi vendin të hënën në orën 07:34 me orën lokale (12:34 GMT), me epiqendrën në rajonin Chocó, në perëndim të Kolumbisë.

Goditja e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e pasojave.

Një anëtar i Departamentit të Zjarrfikësve të Kalit punon midis rrënojave të ndërtesave të shembura nga një tërmet me magnitudë 7.4 në Kali, Kolumbi, 10 gusht 2026

Shpallja e emergjencës kombëtare i hap rrugë mobilizimit të burimeve dhe forcave të nevojshme për përballimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës për zonat e prekura.

Tërmeti ka shkaktuar gjithashtu reagime ndërkombëtare, me disa vende që kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Kolumbisë ekipe shpëtimi, personel mjekësor, pajisje dhe furnizime.

 

 

The post Tërmeti shkatërrimtar me mbi 100 të vdekur, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare appeared first on GIJOTINA.